Roma ka arritur të kaloj në çerekfinale të Ligës së Konferencës pas dy ndeshjeve shumë të vështira me Vitessen.

Giallorosët triumfuan në udhëtim 0-1, derisa në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Olimpico sfida u mbyll në barazim 1-1 falë një goli të vonshëm të Tammy Abraham.


Por skuadra italiane ishte në ethe që nga minuta e 62-të, kur mysafirët realizuan njërin nga golat më të mirë në vitet e fundit.

Ishte mesfushori gjerman Maximilian Wittek që realizoi me një 'volley' nga një distancë prej 30 metrave.

Dasa dhuroi një asistim të bukur për Wittek i cili nuk priti shumë duke zënë topin në ajër dhe me një goditje të fuqishme mposhti portierin vendas Rui Patricio.

Sigurisht që goli i Wittek do të jetë ndër kandidatët për çmimin 'Puskas' si goli më i miri i vitit. /Telegrafi/

telegrafi sport app