LAJMI I FUNDIT:

Në Prizren fillon edicioni i nëntë i “Javës së Leximit”

Në Prizren fillon edicioni i nëntë i “Javës së Leximit”

“Të luajmë duke mësuar, të mësojmë duke luajtur”, është aktiviteti i cili organizohet nga Biblioteka Ndërkomunale dhe Këndi Amerikan në Prizren.

Gjatë këtij aktiviteti do të marrin pjesë rreth 50 fëmijë të nacionaliteteve të ndryshme, të cilët do të mbajnë aktivitete dhe lojëra, me qëllim të promovimit të leximit.


Përveç promovimit të leximit, ky aktivitet ka për qëllim t’i socializojë fëmijët mes vete, sidomos ata që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të shkojnë në pushime.

Java e Leximit do të zgjasë deri më 17 gusht. /Telegrafi/