LAJMI I FUNDIT:

Në Prishtinë do të mbahet samiti rajonal për sigurinë, ekonominë dhe paqen në Ballkan – organizuar nga The Economist

Në Prishtinë do të mbahet samiti rajonal për sigurinë, ekonominë dhe paqen në Ballkan – organizuar nga The Economist

Nën organizimin e prestigjiozes The Economist, gjatë të martës në Prishtinë do të mbahet samiti rajonal për sigurinë, ekonominë dhe paqen në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Reklama

Sipas përshkrimit, në këtë samit do të diskutohet për agresionin ushtarak rus në Ukrainë, mungesën e energjisë elektrike dhe rritjen e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve në rajon e botë.

“Rajoni ka një rol kritik për të luajtur në nxitjen e paqes, bashkëpunimit dhe unitetit përmes diversitetit për Evropën. Megjithatë, për të përfituar nga ky rol, vendet e rajonit do të duhet të zgjidhin konfliktet rajonale dhe të lehtësojnë reformat që zvogëlojnë hendekun me pjesën më të zhvilluar të Evropës”, thuhet në përshkrim.

Sponsor medial i kësaj ngjarje për këtë vit do të jetë Telegrafi.

Nga njëmbëdhjetë diskutimet, në panel do merr pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ish-kryeministri grek George Papandreou, ish-presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, i dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin, Stuart Peach, ish-ndihmëssekretari amerikan Wess Mitchell dhe shumë personalitete të tjera nga fushat politike, të sigurisë, ekonomisë dhe teknologjisë.

Samiti do të mbahet të martën në Prishtinë, duke filluar nga ora 09:00 në Hotel Emerald. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë

Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë

Lajme
Shi e stuhi breshëri përfshijnë disa komuna të Kosovës

Shi e stuhi breshëri përfshijnë disa komuna të Kosovës

Lajme
Kurti bisedon me sekretarin britanik për Punë të Jashtme, ia përmend modelin kroat të Asociacionit

Kurti bisedon me sekretarin britanik për Punë të Jashtme, ia përmend modelin kroat të Asociacionit

Lajme
Nisma e AAK-së për rrëzimin e Qeverisë pa përkrahje, nga LVV thonë se janë unikë

Nisma e AAK-së për rrëzimin e Qeverisë pa përkrahje, nga LVV thonë se janë unikë

Politikë
Analistët amerikanë të ndarë për qëndrimin e Uashingtonit zyrtar ndaj Kosovës

Analistët amerikanë të ndarë për qëndrimin e Uashingtonit zyrtar ndaj Kosovës

Lajme
Limaj: Rama s’është dashur ta dërgojë draftin e Asociacionit pa i konsultuar krerët e Kosovës

Limaj: Rama s’është dashur ta dërgojë draftin e Asociacionit pa i konsultuar krerët e Kosovës

Politikë
Kalo në kategori