Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger i dha këshilla lojtarit të Crystal Palaces, Michael Olise, derisa aty ishte edhe trajneri Patrick Vieira.

Francezi u njoftua me 20-vjeçarin nga ish-kapiteni i Topçinjve, i cili aktualisht është trajner i ‘The Eagles’ dhe klipi është bërë viral në mediat sociale.

Të gjithë tifozët panë anën qesharake të videos që tregon Wengerin duke folur me Olisen në frëngjisht.

Arsene Wenger i dha këshilla Micheal Olise

Një tifoz tha: “Mënyra sesi Vieira po e mban atë si të ishte babai i tij”.

Një tjetër potencoi: “Vieira qëndron aty sikur ishte dita e parë e djaloshit në shkollë”.

Më një tifoz tjetër që shtoi: “Duket si mbledhje e prindërve”.

Reklama

Patrick Vieira qëndroi në krah të tij si një baba krenar sipas mbështetësve në internet

Wenger foli me Olisen dhe Vieiran duke i thënë mesfushorit sulmues se ai duhet të shënojë më shumë gola.

Reklama

Olise nuk e ka gjetur ende rrjetën, por ka regjistruar dy asistime në Ligën Premier këtë sezon. /Telegrafi/