LAJMI I FUNDIT:

Në Pejë dhe Gjilan luhet për mbijetesë

Në Pejë dhe Gjilan luhet për mbijetesë

Superlgia vjen me dy ndeshje të enjten, që dyja zhvillohen mes klubeve që zënë katër pozitat e fundit.

Besa e ka rastin jetik për ta kaluar mbi Flamurtarin pas luan në shtëpi.


Të dy skuadrat kanë nga 19 pikë të tubuara deri më tani de kërkojnë vendin e 10-të që dërgon në barazh.

Pejanët janë më të avantazhuar, pasi luajnë në shtëpi, por forma e mirë e Flamurtarit bën që ndeshja të jetë interesante.

Ndeshje tjetër me interes zhvillohet edhe në Gjilan, ku Vllaznia pret Vëllaznimin.

Pozharanasit pothuajse janë jashtë garës, pasi që nuk po arrijnë të marrin pikë, ndërsa gjakovarët kërkojnë pikët e shpresës për t’i ikur barazhit.

Me këto dy ndeshje mbyllet java e 30-të, ndërsa deri në fund do të mbesin edhe tri xhiro.

Drita vazhdon të mbetet lider e ndjekur nga Prishtina. /Telegrafi/