LAJMI I FUNDIT:

Në një të ardhme të afërt, ushtria amerikane në arsenalin e saj do të ketë armën e re laserike

Në një të ardhme të afërt, ushtria amerikane në arsenalin e saj do të ketë armën e re laserike

Ushtria amerikane po përgatitet që gjatë viteve të ardhshme të pasurojë arsenalin e saj dhe të forcoj sistemin mbrojtës nga fluturaket pa pilot.

Kompania Raytheon Intelligence & Space (RI&S) ka konfirmuar që ka nënshkruar marrëveshjen e vlefshme prej 123 milionë dollarëve, për zhvillimin e sistemit mbrojtës kundërajror që ushtria amerikane do ta fus në përdorim viteve të ardhshme, transmeton Telegrafi.


Sistemet e drejtuara me energji kanë tërhequr vëmendje të madhe sa i përket sektorit të mbrojtjes, për shkak të mundësisë për të siguruar mbrojtje kundër një game të gjerë kërcënimesh siç janë dronët, artileria, mortajat e deri te raketat.

Ushtria amerikane kërkonte një sistem armësh mobile, që mund shpejtë të integrohen në arsenalin ekzistues në një afat të shkurtër kohor për ta dërguar në terrene të ndryshme.

Testimi i sistemit Directed Energy-Maneuver Short-Range Air Defense (DE M-SHORAD) po kryhet prej kohësh. Para kësaj ekuipazhi që ishin shoferi dhe personeli tjetër si komandanti dhe ushtari që manovron me laserin, i janë nënshtruar një trajnimi të detajuar për të operuar me këtë sistem.

Në vend të udhëzuesit dhe prezantimit, ekuipazhit i është siguruar një mësim virtual ku kanë mësuar për laserët si funksionojnë dhe si montohen nëpër armë të ndryshme.

RI&S ka të integruar sistemin që përbëhet nga laseri me energji të madhe prej 50-kW, duke lëshuar rreze për gjetjen e cakut dhe sistemin për përcjellje përmes inputit elektro-optik dhe atyre infra të kuqe sikurse edhe radari Ku720, që u vendos në mjetin luftarak Stryker.

Laseri mund të bëjë vrima në dron. Atë e vënë në funksion bateria me kapacitet të madh që e mbush motori me naftë i Stryker, kështu që mund të jetë funksional derisa mjeti të ketë derivate.

Ushtria amerikane ka arritur marrëveshje me kompaninë General Atomics Electromagnetic Systems, që do të prodhoj armën më të fuqishme laserike prej 300-kW. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori