LAJMI I FUNDIT:

Në një plazh në Australi ka ende “kandil deti” për shkak të të cilëve “duhet të mendosh mirë, para se të futesh për not”

Në një plazh në Australi ka ende “kandil deti” për shkak të të cilëve “duhet të mendosh mirë, para se të futesh për not”

Një foto nga një plazh në Australi fsheh një rrezik që shumë as nuk e kanë vërejtur në fillim.

Një tufë me kandil deti u mor në plazhin Bondi në Australi dhe një foto e postuar nga Isaac Irvin nga Sidnei menjëherë tërhoqi shumë vëmendje në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.


Topi blu është një nga kafshët më helmuese në botë, dhe infermierja Sarah Hunstead paralajmëroi shikuesit e shfaqjes Australiane This Morning Show në lidhje me simptomat e pickimit të atij kandili.

“Simptomat mund të përfshijnë dhimbje të forta shpine dhe dhimbje koke, dhimbje muskulore, dhimbje të forta barku, të përziera dhe të vjella, dhe përfundimisht probleme me frymëmarrjen”, tha ajo.

Mediat lokale raportojnë se era pritet të kthejë kandilët përsëri në det. Ja si duken nga afër. /Telegrafi/