LAJMI I FUNDIT:

Në një ish-koloni britanike, opozita fiton për herë të parë në 43 vjet

Në një ish-koloni britanike, opozita fiton për herë të parë në 43 vjet

Për herë të parë që nga viti 1977, opozita në Seychelles fitoi zgjedhjet presidenciale.

Sipas rezultateve zyrtare, prifti anglikan Wavel Ramkalawan mundi presidentin e tanishëm, Danny Faure me një rezultat prej 54.9 kundrejt 43.5 për qind, raporton theguardian.


Seychelles, një vend ishull në Oqeanin Indian shpalli pavarësinë në vitin 1976 nga Britania e Madhe, transmeton Telegrafi.

Vitin pasues, Partia e Bashkuar e Faures mori pushtetin me një grusht shteti. Ajo mbajti sundimin njëpartiak deri në vitin 1993, kur demokracia shumë-partiake u rivendos.

Pas fitores, presidenti i ri tha se nuk kishte asnjë humbës ose fitues në këto zgjedhje. Por, këto rezultate përfaqësojnë një tronditje politike ndaj një shteti tjetër paqësor tropikal.

Dhjetë shtetet më të mira në botë, sipas personit që i ka vizituar 196 shtete
Lexo po ashtu Dhjetë shtetet më të mira në botë, sipas personit që i ka vizituar 196 shtete

Mbështetësit e Ramkalawanit, i cili quhet Babai, kanë festuar fitoren në kryeqytetin e Victorias. Kjo ishte përpjekja e tij e shtatë për të marrë pushtetin.

Faure, i cili trashëgoi pushtetin nga paraardhësi i tij katër vjet më parë, nuk arriti të distancohet nga trashëgimia negative e partisë, e cila ka të bëjë me vrasje politike, tortura dhe korrupsion nga e kaluara, ndërsa Seychelles ishte një shtet me një parti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori