LAJMI I FUNDIT:

Në një finale spektakolare, Spanja mposht Anglinë dhe shpallet kampione e botës në konkurrencën e femrave

Në një finale spektakolare, Spanja mposht Anglinë dhe shpallet kampione e botës në konkurrencën e femrave

Ka një kampion bote për femra dhe ajo është Përfaqësuesja e Spanjës në futboll.

Spanja ka arritur triumfin në finalen e madhe ndaj Anglisë me rezultat minimal 1-0.


Në sfidën e zhvilluar në stadiumin Olympic në Sydney, spanjollet kanë arritur fitore dhe kanë marrë Kupën e Botës.

Minuta e 29-të e ndeshjes ka qenë vendimtare kur Olga Carmona Garcia ka realizuar gol për t’i dhënë Spanjës triumfin e madh.

Spanjollet kanë pasur rast ta ngritin epërsinë në 2-0 në minutën e 70-të, por Hermoso ka gabuar nga pika e bardhë.

Kësisoj deri në fund të ndeshjes të besuarat e përzgjedhësit Jorge Vilda kanë ruajtur epërsinë dhe kanë triumfuar në Botërorin e zhvilluar në Australi dhe Zelandë të Re. /Telegrafi/