Mes emocionesh të shumta, shumë studentë të rinj të vitit akademik 2023/34, sot u mirëpritën në institucionin lider të arsimit të lartë në Kosovë – UBT.
Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi u shprehu mirëseardhje studentëve të rinj, duke u premtuar mbështetje të parezervë dhe duke u dëshiruar suksese në vitet e studimeve dhe përmbushjen e dëshirave dhe qëllimeve të tyre.
Ai u kujtoi studentëve të rinj se bashkë me stafin akademik janë të përkushtuar me plotësi ndaj suksesit të tyre dhe se së bashku, do të arrijnë lartësinë e dëshiruar në edukimin dhe karrierën e tyre të ardhshme.
“Mendoj që ky ambient ju krijon mundësitë t’i realizoni ëndrrat tuaja. Edhe ne kemi qenë studentë sikur ju, por një duhet ta keni të qartë se bashkë me të gjithë stafin do të arrini atje ku dëshironi. Me rëndësi është që mos të keni hezitim për profilin e përzgjedhur për të studiuar, sepse të gjitha profilet momentalisht kanë kërkesa për kuadro të mira dhe profesionale. Ju këshillojë që ta merrni seriozisht edukimin, të punoni bashkë me ne në këto vitet e studimeve, sepse vërtetë nëse keni kompetenca do të keni një të ardhme shumë të ndritshme”, tha Rektori Hajrizi.
Mes tjerash, Rektori Hajrizi foli edhe për pozicionin e UBT-së në arenën ndërkombëtare, duke potencuar rangimet e fundit për inovacion, teknologji dhe ndërmarrësi.
“UBT ka një lidership në arsimin e lartë, jo vetëm në Kosovë. Në vitet e fundit është ranguar në një prej universiteteve më të mira në botë për shumë funksione dhe vlera, si për inovacion, teknologji dhe ndërmarrësi. Këto konfirmojnë se këtu është duke u punuar dhe është duke u zhvilluar një proces shumë intensiv dhe kualitativ”, u shpreh Rektori Hajrizi.
Studentja e Shkenca Politike, Furtuna Gubetini inkurajoi studentët të shohin rrugëtimin në universitet si një udhëtim të pasur me njohuri, sfida, dhe vlera që do të ndikojnë në të gjithë jetën e tyre.
“Ky udhëtim për ju do të ju sjell njohuri të reja, sfida dhe vlera që do të ju përmbushin gjatë gjithë jetës. Ky fillim i ri për ju do të jetë dije intelektuale, por gjithashtu do të keni një eksperiencë emocionale gjatë gjithë jetës. Universiteti është më shumë sesa një institucion arsimor, është një vend ku ju do të krijoni miqësi të reja, perspektiva të reja, dhe përjetime të shumta që do t’i kujtoni gjithmonë”, tha Gubetini.
Për plotësimin e këtij organizimi madhështor dhe në pritje të studentëve plot emocion dhe entuziastë për një fillim të ri akademik dhe profesional, u përkujdes Fakulteti Muzikë Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT, me studentët e talentuar Auron Deva dhe Meriton Hera.
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Investimi milionësh i MCC në energji, Ambasada amerikane: Mbështesim tranzicionin ambicioz energjetik në Kosovë

Rreth 80 mijë euro obligime ndaj minatorëve, Sindikata i jep një javë kohë menaxhmentit të “Trepçës” të realizojë pagesat

A e dini se në Kosovë ka ATM për kritptovaluta? – exCoins.me

A e dini se në Kosovë ka ATM për kritptovaluta? - exCoins.me

Sheshi 'George Bush' merr shije të re - Doggy Doggy vjen sot!

Bizneset shqiptare në Zvicër hapin dyert për kosovarët, në Kosovë nisin strategjitë për ruajtjen e punëtorëve

Studentët nga Kosova tani mund të pajisen me diplomë Amerikane dhe të punojnë për kompanitë në SHBA

EEEXPLORE Kosova – Eksploro, përfshiju, fuqizo

Problemi me 2 euro false, qytetarët dhe bizneset gjejnë metoda për identifikimin e tyre

Lokal me qera në lagjen Bregu i Diellit – zgjidhja e përshtatshme për biznesin tuaj ID-250

Zgjidhni lokalin e përshtatshëm për biznesin tuaj – 10 lokale me qera në lagjen Arbëria ID-249

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Publikohet video e sikletshme e Santianës, zhvishet në sy të banorëve të tjerë për të ndërruar veshjen

Haaland mund të dënohet shkaku i postimit në Twitter për gjyqtarin Simon Hooper

Babai i Marigona Osmanit: Dardan Krivaça na kërcënoi nga burgu

Intervista e Edona James në emisionin serb rikthehet në qendër të vëmendjes pas nëntë vjetësh: Nuk ndihem shqiptare, më pëlqejnë burrat serbë

Kurti pret në takim politikanin serb Çedomir Jovanoviq - ishte zë i fuqishëm i protestave kundër Millosheviqit

Rrëfimi prekës i Big Mamës - tregon si i shpëtoi vdekjes, në atë incident humbi edhe shokun e ngushtë