Milani tashmë ka arritur në Kosovës për ta zhvilluar përballjen miqësore ndaj Feronikelit.

Përballja miqësore që zhvillohet sot (10 gusht) në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të fillojë nga ora 20:45.


Skuadra italiane do u jap rastin e veçantë tifozëve shqiptarë të tyre që ta shikojnë nga afër lojën që e zhvillojnë, por për ta është hera e parë që gjenden në vendin tonë.

67732840 409493506211702 2183747551528747008 n

Befasia tjetër e këndshme për tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në stadium, do të jetë trofeu i Ligës së Kampionëve që Milani do ta shfaqë para tyre.

Kampioni i shtatëfishtë evropian do të ketë stadiumin të stërmbushur, pasi tashmë të gjitha biletat janë shitur.

Ndeshjen miqësore Feronikeli – Milan do ta drejtoj gjyqtari kosovar Genc Nuza me ndihmësit Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.

Deri më tani janë shitur mijëra bileta për këtë takim, ndërsa tifozët që nuk kanë arritur dot të sigurojnë një biletë mund ta shohin ndeshjen në RTV Dukagjini. /Telegrafi/

trofe

telegrafi sport app