Në mesin e “Pranverës Arabe”, po lind “Pranvera Palestineze”
Pranvera arabe po vazhdon. Shumë popuj të atyre vendeve po kërkojnë lirinë, po kërkojnë të jetojnë sikurse shumica e popujve të botës, të lirë dhe sovranë. Disa prej tyre arritën të bëjnë ndryshime vetëm me protesta, disa të tjerë me luftë, të tjerë po vazhdojnë të luftojnë edhe më tej, derisa të tjerë janë pothuajse në prag të revolucioneve.
Kësaj “pranvere” sikur po i bashkëngjitet edhe populli palestinez, ose, “në mesin e pranverës arabe, po lind pranvera palestineze”, siç u shpreh kryetari palestinez Mahmud Abbas para Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ku në një fjalim goxha të gjatë foli për kauzën e popullit të tij dhe nevojën e tyre për përkrahjen e botës së civilizuar për të bërë një jetë të lirë dhe të qetë. Presidenti tha dhe këtë fjali, që vërtetë duhet të prek në ndërgjegjen e faktorit ndërkombëtar: “A do të lejojë bota që ne të mbetemi populli i vetëm i okupuar përgjithmonë në rruzullin tokësor”?
Palestina fitoi. Me 138 vota pro, 9 abstenime dhe 41 kundër, fitoi të drejtën e të qenit shtet anëtar vëzhgues. Është një fitore domethënëse për atë popull, kauza e të cilit shihet si ndër më të komplikuarat për tu zgjidhur në botë. Dhe, ky moment historik mbase mund të jetë një hap i mbarë për të realizuar gjithë të drejtat, si çdo shtet tjetër sovran dhe i lirë. Siç e dini, Palestina që nga viti 1948 e tutje, vazhdon të jetë nën okupimin çifut, atëherë kur këta të fundit, me ndihmën e aleatëve të tyre, themeluan shtetin në tokat palestineze. Që nga ajo kohë, konfliktet, jo që nuk kanë ditur të ndalur kurrë, porse me vete kanë marrë edhe mijëra e mijëra jetë njerëzish, madje janë zhvilluar katër luftëra arabo-izraelite.
Mendoj se Abbasi kishte plotësisht të drejt në fjalimin dhe akuzat e tij drejtuar shoqërisë ndërkombëtare. Deri kur do të lejojë bota e civilizuar që populli palestinezë të jetojë në robëri?! A thua nuk meritojnë ata njerëz ta shijojnë lirinë, sikurse të gjithë popujt e tjerë të botës?! Nuk është drejtësi e aq më pak mirësi t’ia mbash anën të fortit. Por, duhet folur e gjykuar drejt, në veçanti kur tashmë edhe vet palestinezët nuk janë për asgjësimin e plotë të shtetit Izraelit, por për formimin e dy shteteve sovrane fqinje me të drejta të barabarta, mu ashtu siç po insistojmë ne karshi shtetit serb. Ne kurrë nuk kemi insistuar ta shuajmë apo ta zhdukim shtetin serb, por kemi bërë të pamundurën që ta formojmë shtetin tonë, brenda kufijve tanë të njohur nga e gjithë bota, pa e dëmtuar askënd. Të jetojmë me Serbinë si dy shtete me të drejta të plota dhe me fqinjësi të mirë, dhe këtë, fal Zotit, së pari, e pastaj miqve tanë të shumtë, gati se e kemi realizuar dhe do ta plotësojmë me emrin e Zotit.
Besoj se ne shqiptarët më së miri e dimë se çka do të thotë robëria dhe se çfarë vlere ka liria, andaj, aq sa të na jepet hapësira, të kontribuojmë për paqen dhe harmoninë ndërmjet popujve. Le të mos shijojë askush atë fat të hidhur që patëm ne, le të mos përsëriten luftëra, le të ndalen vrasjet, le të mos derdhet më gjak, le të jetojnë njerëzit të lirë, pavarësisht përkatësive fetare a kombëtare!
Ta mbajmë anën e të dobëtit, atyre që drejtësia është me ta, por jo dhe forca! Le të lutemi që edhe palestinezët në një të ardhme të afërt të përjetojnë gëzimin e lirisë, ashtu siç e përjetuam ne shqiptarët 100 vjetorin e pavarësisë!
Zoti qoftë në ndihmë të tyre dhe të gjithëve që duan paqen!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Sot harroni të gjitha hallet, ZBRITJA në Deals me na shku huq nuk na falet
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia