LAJMI I FUNDIT:

Në mes të funksionit të deputetit dhe punës në Universitet – 11 deputetët që pezulluan punën si profesor në UP

Në mes të funksionit të deputetit dhe punës në Universitet – 11 deputetët që pezulluan punën si profesor në UP

Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës, ka kërkuar nga anëtarët e stafit akademik të certifikuar si deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në një afat të përcaktuar kohor, të deklarohen për përcaktimin e tyre për pozitën e deputetit të Kuvendit, apo për punën e mësimdhënësit në UP.

E, pas deklarimeve të mësimdhënësve për funksionin e deputetit, Universiteti i Prishtinës ka marrë vendim për pezullim të vendit të punës si profesor në UP për 11 deputetë.


Zyra për media e Universitetit të Prishtinës në një përgjigje për Telegrafin ka treguar se cilët janë mësimdhënësit të cilët janë përcaktuar për funksionin e deputetit dhe që iu është pezulluar kontrata e punës me UP-në.

Lista e mësimdhënësve të cilët janë përcaktuar për funksionin e deputetit të Republikës së Kosovës, të cilëve iu është pezulluar kontrata e punës me UP-në janë:

1. Prof. dr. Enver Hoxhaj
2. Prof. ass. dr. Ardian Kastrati
3. Prof. ass. dr. Ardian Gola
4. Ass. dr. Fitim Uka
5. Prof. dr. Kujtim Shala
6. Prof. dr. Avdullah Hoti
7. Prof. ass. dr. Hikmete Bajrami
8. Ass. Eliza Hoxha
9. Prof. asoc. dr. Ferat Shala
10. Prof. asoc. dr. Shemsedin Dreshaj
11. Prof. ass. dr. Albena Reshitaj.

Telegrafi ka pyetur edhe për çështjen e Ardian Kastratit, të cilin UP e kishte dërguar në Këshillin e Etikës pas gjuhës së përdorur në rrjetet sociale ndaj presidentes Vjosa Osmani, por që nga UP thonë se Këshilli Etik i UP-së është në proces të trajtimit të kësaj lënde. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Kalo në kategori