LAJMI I FUNDIT:

Në Merdar arrestohet serbi, tentoi ta korruptojë zyrtarin policor

Në Merdar arrestohet serbi, tentoi ta korruptojë zyrtarin policor
Foto: Arkiv

Policia kufitare në Merdar ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas serb, i cili kishte tentuar t’i japë ryshfet zyrtarit policor.

Në raportin e Policisë për 24 orët e fundit thuhet se të martën, më 21.21.2021, është arrestuar i dyshuari mashkull serb pasi i njëjti ka tentuar ti jep ryshfet zyrtarit policor në vlerë 50 euro duke i futur ato në dokumentet e veturës.


“Lidhur me rastin janë njoftuar njësiti i krimeve ekonomike, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia./Telegrafi/