LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni rritet varfëria te fëmijët

Në Maqedoni rritet varfëria te fëmijët

Mbi 22% nga numri i përgjithshëm i popullatës në Maqedoni është e varfër, ndërsa varfëria fëmijërore është diku rreth 30%, deklaroi Biljana Dukovska, kryetarja e Shoqatës “Platformë kundër varfërisë” në punëtorinë e sotme në Strumicë.

Ajo shtoi se norma e varfërisë në Maqedoni secilën ditë është më e lartë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Nuk ka stagnim apo rënie. Më të varfra janë familjet që kanë fëmijë, ndërsa varfëria e fëmijëve është në rritje për vitin e kaluar dhe për fat të keq kemi njerëz që janë sa më shumë pranë varfërisë dhe vështirë të dalësh prej saj”, tha Dukovska.

Sipas saj, përfaqësuese e fondit të Fondit të popullatës pranë Kombeve të Bashkuara, një seri seminaresh ka për qëllim të bisedohet me popullatën, sektorin joqeveritar dhe përfaqësues të vetëqeverisjes lokale.

“Në synojmë të sigurojmë të dhëna më të mira për popullatën në mënyrë që të kuptojmë shkaqet e varfërisë, pabarazisë apo çfarë do të thotë zhvillim i pabarabartë i të gjithë shoqërisë”, tha Tanevska.

Ajo shtoi te varfëria ndikojnë më shumë faktorë, ndërsa numrat e popullatës duhet të tregojnë se cilët janë njerëzit që më së shpeshti janë të prekur, në cilët kushte jetojnë dhe me çfarë probleme ballafaqohen.

Sipas “Platformës kundër varfërisë” më të prekur janë personat pa shtëpi, personat me pengese, personat e ri dhe në moshë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori