0Shares

Gjyqtarët të cilët do zbulojnë informata e lëndës për rastet në të cilat punojnë, si dhe ata që nuk do të zbatojnë aktgjykimet e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut në Starsburg, do të shkarkohen. Qeveria i pranoi amandamentet e OBRM-PDUKM-së, të Ligjit për Gjykata, me të cilën kërkohet rritje e përgjegjshmërisë disiplinore të gjyqtarëve, citon Telegrafi Maqedoni.

Zëvendës ministri për drejtësi deklaroi se problemi kyç deri më sot nuk kanë qenë ligjet, por vetë gjyqtarët.

Nga 14 amandamentet e propozuara të këtijë ligji, qeveria ka pranuar 7 prej tyre. Janë pranuar edhe të gjitha tetë amandamentet e OBRM-PDUKM-së të Ligjit për Këshillin Gjyqësor, çka janë dhe në kuadër të refomave në gjyqësi çka i kërkohen nga Komisioni Evopian. Ligjet e mbetura të paketës së reformave, janë ende duke u rishikuar. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)