LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni 64 përqind e të rinjve kanë aftësi digjitale

Në Maqedoni 64 përqind e të rinjve kanë aftësi digjitale
Businessman on blurred background using digital artificial intelligence interface 3D rendering

Mbi 80 për qind e të rinjve të moshës nga 16 deri 24 vjeç në BE në vitin 2019 kishin aftësi digjitale, tregojnë të dhënat e Eurostat.

Në vendin tonë, 64 përqind e të rinjve të moshës nga 16 deri në 24 vjeç kanë aftësi digjitale.


Kroacia me 97 për qind ka përqindjen më të lartë të të rinjve nga 16 deri në 24 vjeç me aftësi digjitale midis vendeve anëtare të BE-së, e ndjekur nga Estonia, Lituania dhe Holanda – të gjithë me nga 93 për qind dhe Greqia me 92 për qind.

Nga ana tjetër, numrin më të ulët të personave nga 16 deri në 24 vjeç me aftësi digjitale kanë Rumania – 56 për qind, Bullgaria – 58 për qind, Italia – 65 për qind, Hungaria – 68 për qind dhe Letonia dhe Luksemburgu me 75 për qind.

Përqindja bie për 24 për qind, në 56 për qind midis njerëzve të moshës 16 deri në 74 vjeç.

Në rajon, Bullgaria ka përqindjen më të ulët të të rinjve nga 16 deri në 24 vjeç me aftësi digjitale – 58 përqind, ndërsa Serbia ka 79 për qind. Për Shqipërinë dhe Kosovën nuk ka të dhëna.