LAJMI I FUNDIT:

Në Manastir u promovua ‘Doracaku i ri praktik për lobim’

Në Manastir u promovua ‘Doracaku i ri praktik për lobim’

Ka përfunduar projekti ”Ndërtimi i një shoqërie qytetarë të qëndrueshme përmes bashkëpunimit dhe menaxhimit me lobimin strategjik dhe përfshirja më e madhe në politikat publike të Këshillave ekonomiko-social lokal”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Projekti është zbatuar nga Agrosindikata e Maqedonisë, Shoqata shkencore maqedonase – Manastiri dhe Instituti Gaus në Manastir. Në kuadër të përfundimit të projektit është promovuar edhe ”Doracaku i ri praktik për lobim”, që sipas autorit Marjan Tanushevski, publikimi u mundëson përfaqësuesve të shoqërisë qytetare, në mënyrë ilustrative, në kuadër të Këshillave ekonomiko-social lokal, si dhe pse të lobojnë, si dhe pse të jenë më efikas, si të kuptohen stereotipet, si të promovohen nismat dhe si të arrihen rezultatet e dëshiruara.


Projekti u mbështet nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit për mbështetje të shoqërisë qytetare./Telegrafi/