Kokainë, heroinë apo hashash… Çfarë të keni dëshirë, pa lodhje dhe në mes të kryeqytetit.
Në emisionin e sotëm investigativ, “Stop” në TV Klan u tregua shumë qartë se si ju mund të gjeni drogë në lokalet e natës, në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë.
Çfarë të bëni? Mjafton të kërkoni hapur një cigare hashash apo “party” me kokainë dhe çdo kamarier apo menaxher lokali ta siguron.
Dialogu tek lokali i parë
Qytetarja-Nargjile pihet, këtu?
Kamarieri – ….
Qytetarja – Jo!?
Kamarieri-Hashash, droga të tjera po. Po argjile, jo.
Qytetarja-Për këtë erdhëm ne ore… Për të pirë ndonjë gjë kështu (drogëra), nargjile.
Kamarieri-E doni me nargjile tamam?
Qytetarja-Po. Nuk keni? Po, sikur ka pasur këtu!?
Kamarieri-Ka pasur, po s’ka më. N.q.s doni ndonjë drogë tjetër, po.
Qytetarja-Po ca ke?
Kamarieri-Kokainë, krokodil, LSD-ë. Ca do ti?
Qytetarja-Hashash dua!
Kamarieri-Edhe mund ta gjejmë.
Kamarieri – Ta bëj unë me shije ca të duash ti.
Kamarieri-Si të dëshironi ju! Unë jam këtu, në shërbimin tuaj! Lokali është pak i fshehur, si të thuash, është mirë për këtë punë.
Qytetarja-Tani, sa është një kështu (qese hashash)?
Kamarieri-5 mijë lekë (të vjetra) është ajo.
Qytetarja-E keni vet ju, lokali? E gjen ti?
Kamarieri-I them një shoku, se ai merret (me drogë). N.q.se hashashi të ul tensionin, të fut në atë gjëndjen mellow, si quhet edhe lokali, kurse kokaina bën komplet të kundërtën. Kokaina të rrit tensionin.
Qytetarja-Adrenalinën.
Kamarieri-Adrenalinën. Edhe faktikisht alkooli ta ul, prandaj bëhet ai kombinimi alkool – kokainë, që pinë njerëzit. Kokaina më e pastër që mund të pihet është 50 %. Gjysmë për gjysmë, sepse të çahen venat e gjakut, të shkakton hemorragji të brendshme. Ne e përdorim më shumë, kur bëjmë “Party”, këtu tek lokali. Ne faktikisht, është pjesa këtu, që ne “Party-it” i bëjmë me pak veta. Kokaina faktikisht, këtu (lokal) është 80 mijë lekë (të vjetra) grami. Kokaina është e vetmja drogë, që nuk shkakton varësi trupore.
Qytetarja-Kokainën e pinë deputetët e …
Kamarieri – Me doktorë, ca janë mjek roje, që punojnë turni i tretë, të gjithë e pinë. Shiko! Xhaxhi im është kryetar i Qarkut të Beratit dhe Edi Ramën e ka shok të ngushtë. Në momentin, që është emëruar, është emëruar nga Edi Rama. Që i ka çuar mesazh, që kështu …je kryetari i qarkut. Dhe o pinë ata…
Qytetarja-Më fal! Ti e ke tëndin tani, lokalin?
Kamarierja-Jo. Këtë e kanë dy shokë të mi, kurse unë e menaxhoj. Ai është një kosovar e ka marrë këtë lokalin, kurse unë e menaxhoj.
Qytetarja-Ki kujdes nga këta (policia) njëherë!
Kamarieri -Nga kush?
Qytetarja-Mos të kap ndonjë (polic) …?
Kamarieri-E mbyll atë derën, aty. Pa një mandat, ai (polici) nuk hyn dot, sepse është pronë private. Kupton?
Qytetarja-Po.
Kamarieri -Unë jam i aftë ta largoj policin, t’i them, merr mandatin hajde nesër. Edhe n.q.s nuk ndodh diçka e tillë, prapë i kemi 3, 4 , 5 miq. Ndoshta 10-të.
Vjen pronari i lokalit
Pronari – Ca bëni ju? N.q.se doni “hashash”, po bëjmë një telefon, na e sjellin.
Telefonata: Alo! C’osht kjo në shtëpi mo?! Kush të ka fut ty në shtëpi?! E premte sot?! Sot “top hill-i” na pret! Hajde këtej dhe dua nji qese (hashash). Klienti gjithmonë ka të drejtë! Kur vjen klienti kërkon hashash, t’i thjesht mundohu t’ia gjesh. Kur ta kenë këto atë idenë e vet (për kokainën), hajt ta provojmë! Unë do i qeras me nga dy viza ( kokainë ). Hajde mo, o Korca!
Djali që sjell hashashin.
…………………
Qytetarja – Sa bën o burrë?
Pronari-5000 lekë (të vjetra) mo, 5000 lekë bëjnë.
Qytetarja-5000 lekë (të vjetra)!
Qytetarja-Edhe këto (lekët). Merri ti, këto (lekët)!
Pronari-Jepja atij! Mbaje 5000 lekëshin aty dhe kaq! Urdhëro goca! Jeni shumë në rregull.
Qytetarja-Faleminderit!
Pronari-Mirupafshim.
Qytetarja-Shumë faleminderit për respektin! Natën.
Dialogu tek lokali i dytë
Klientja-Më fal , të të bëj një pyetje?
Kamarieri-Po.
Klientja-Kur organizoni ndonjë gjë këtu?
Kamarieri-Nanjë tip si…kshu…
Klientja-“Party”
Kamarieri-E.
Klientja-“ Party” të vogël se duam …
Kamarieri-Në fakt, ne s’kemi bërë ndonjëherë po s’e di ta organizojmë po.
Klientja-Jo, se unë kam qenë dy herë vjet, prandaj po them, se duam të pimë ndonjë …
Kamarieri-E kuptoj.
Klientja-Hashash, ndonjë kokainë.
Kamarieri-Po, kuptoj.
Klientja-Kur?
Kamarieri-Po, shiko..!
Klientja-Kur filloni tamam, si me thënë, se ?
Kamarieri-Ne tamam, tetori. Tani, që fillon muaji tamam, fillojnë edhe shkollat, fillojnë, se tani s’ka shumë rob (njerëz). Kupton?
Klientja-Po, prandaj po them.
Kamarieri-Tani fillojnë vijnë robt.
Klientja-Po kështu hashash ose kokainë?
Kamarieri-Po s’është problem, se ka dhoma aty. Janë dhomat.
Klientja-Po pra e di, prandaj po them. Janë po ato çmime?
Kamarieri-S’është problemi aty, se këtë e rregullojmë ne. Thjesht të bëheni ju , ose ku di unë, një grup.
Klientja-I kam më tepër kosovarë.
Kamarieri-Po.
Klientja-Mirëpo , e ke parasysh, se dua t’i respektoj.
Kamarieri-E kuptoj, e kuptoj.
Kamarieri-Po. Organizojeni ju, s’është problem, e mbajmë lokalin mbas orës 12 (të natës), me muzikë tamam, e kycim.
Klientja-Ndonjë krokodil, ndonjë gjë.
Kamarieri-Po.
Klientja-Shumë faleminderit.
Kamarieri-Faleminderit.
Klientja-Mirupafshim
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit