LAJMI I FUNDIT:

Në Kuvendin e Serbisë për pak sa nuk u konfrontuan fizikisht dy deputetë

Në Kuvendin e Serbisë për pak sa nuk u konfrontuan fizikisht dy deputetë

Gjatë seancës së djeshme në Kuvendin e Serbisë, për pak sa nuk ka ndodhur një konfrontim fizik mes deputetëve Millenko Jovanovi dhe Bora Novakoviq.

Pasi që shefi i grupit parlamentar të përparimtarëve Millenko Jovanov bënte akuza në llogari të Bora Novakoviqit, deputetit nga Partia Popullore u ngrit në këmbë dhe u nis drejt Jovanovit, transmeton Telegrafi.


“I mjerë, çfarë ka, eja do e shohësh”, tha Novakokviq pasi që deputetin i Partisë Popullore u nis drejt tij.

Në anën tjetër, para Jovanovit qëndronin deputetët e SNS-së, në mesin e të cilëve edhe Vlladimir Gjukanoviq dhe Marijan Ristiçeviq.

Gjatë konfliktit verbal, Vladimir Gajiq dhe Mirosllav Aleksiq shkuan pranë Novakoviqit dhe e tërhoqën pas.

Në shikim të parë dukej sikur situata po eksalonte dhe do të vinte deri te ndonjë konfrontim fizik mes deputetëve të Kuvendit të Serbisë.

Megjithatë, pasi u shpërndanë dhe secili u ul në vendin e vet, situata u qetësua dhe vazhdoi seanca me masa të shtuara të sigurisë, nga frika se mund të ketë ndonjë incident tjetër të ngjashëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Krimea u trondit nga shpërthimet, u mbyll ura që shërben si një rrugë kryesore furnizimi për forcat ruse

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Ish-ministri i Ekonomisë në Kazakistan shqelmoi dhe grushtoi për vdekje gruan e tij, pamje të reja nga kamerat e sigurisë

Azia
Kalo në kategori