LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë do të mbahet konferenca e sigurisë kibernetike “BSides Prishtina 2022”

Në Kosovë do të mbahet konferenca e sigurisë kibernetike “BSides Prishtina 2022”

Të shtunën, më 30 prill do të mbahet konferenca e sigurisë kibernetike në kuadër të BSides Prishtina 2022.

BSides janë konferenca botërore që organizohen vullnetarisht nga komuniteti i sigurisë kibernetike që të ndihmojnë shoqëritë të informohen më thellë mbi sigurinë kibernetike.


Pjesë të konferencës do jenë folës vendorë dhe ndërkombëtarë, bëjnë të ditur ata përmes një komunikate për shtyp.

Në mesin e folësve nga Kosova do të jenë Shkumbin Saneja, konsulent, Isuf Deliu, Analist i Inteligjencës për Përgjigje ndaj Incidenteve dhe Kërcënimeve Kibernetike, KPMG Norvegji, Bajram Hoxha, Arkitekt i Sigurisë – Shef i DevSecOps në Nordic Entertainment Group dhe Teuta Hyseni, Inxhiniere e lartë sigurie në gjigantin teknologjik Microsoft.

Sipas komunikatës në mesin e folësve të huaj në këtë konferencë do të jenë Jacob Abraham, nga Universiteti Shtetëror i Arizonës, drejtimi Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Mirza Burhan Baig, Konsulent i Lartë i Sigurisë, Chris Davis, Konsulent i Lartë i Sigurisë – Bishop Fox dhe Ryan Dinnan, nga Universiteti Shtetëror i Arizonës. /Telegrafi/