LAJMI I FUNDIT:

Në korrik fillon forma e re e rimbursimit të kuponëve fiskal

Në korrik fillon forma e re e rimbursimit të kuponëve fiskal

Nga muaji korrik riburismi i kuponëve fiskal do të behën nëpërmjet formës së re kanë bërë të ditur për Telegrafin në Administratën tatimore të Kosovës (ATK).

Zëdhënësja e ATK-së Valentina Bytyçi ka thënë se e kanë të pa mundur të vazhdohet forma e njëjtë e rimbursimit të kuponëve fiskal.


“Në fakt ende nuk është zyrtarizuar kalimi në platformën e re të nxitjes së qytetarëve për të kërkuar kuponë fiskal. Mirëpo, jemi duke punuar rreth finalizimit të formës së re, e cila konsiderojmë se do të jetë edhe me e lehtë dhe me e favorshme për qytetarët”, ka treguar Bytyqi, shkruan Telegrafi.

Kjo është arsyeja e ndryshimeve të ATK-së për kuponët fiskalë
Lexo po ashtu Kjo është arsyeja e ndryshimeve të ATK-së për kuponët fiskalë

Ajo ka thënë se pas dy muajve do të kalohet në formën e re të rimburismit të kuponëve fiskal. “Sipas planifikimeve që jemi duke i bërë, konsiderojmë që nga muaji korrik i këtij viti do të kalojmë në platformën e re të kampanjës”, ka njoftuar zëdhënësja e ATK-së Valentina Bytiqi.

ATK-ja për të vazhduar tutje me formën aktuale, sipas saj, të rimburimit të kuponëve fiskal e ka të pa mundur për shkaqe buxhetore dhe të mungesës së stafit. /Telegrafi/

Qytetarët nuk do të përfitojnë nga kuponët fiskal, si deri më tani
Lexo po ashtu Qytetarët nuk do të përfitojnë nga kuponët fiskal, si deri më tani