Zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës, kanë thënë se është e pa mundur të vazhdohet me formën aktuale të rimbursimit të kuponëve fiskale, pasi përveç buxhetit për verifikimin tyre duhet edhe staf shtesë.
Por me ndryshimin e formës së rimburismit të kuponëve fiskal, përfitimet e qytetareve nuk do të jenë sikur deri më tash. Njohës të fushës së ekonomisë thonë se kjo do t’i dekurajoj qytetarët.
“Ende nuk është zyrtarizuar kalimi në platformën e re të nxitjes së qytetarëve për të kërkuar kuponë fiskal. Mirëpo, jemi duke punuar rreth finalizimit të formës së re, e cila konsiderojmë se do të jetë edhe me e lehtë dhe me e favorshme për qytetarët. ATK-ja për të vazhduar tutje me formën aktuale është e pamundur, pasi që interesimi i qytetarëve është vazhdimisht në rritje, dhe për verifikimin e një numri kaq të madh të plikove duhet staf shtesë, po ashtu edhe mjete financiare”, tha zëdhënësja e ATK-së Valentina Bytyçi.
Deri më tani sipas saj, janë rimbursuar rreth 300 mijë qytetarë. “Që nga fillimi i kampanjës për nxitjen e qytetarëve për të kërkuar kuponë fiskal e deri më tani për TM4 2016, numri i qytetarëve të cilëve u janë përcjell plikot për rimbursim është 299,632 ndërsa shuma e rimbursuar deri me tani është 5,678,545 euro. Ndërsa, vetëm për TM1 2017 deri me tani janë pranuar 215, 146 pliko dhe janë verifikuar 20, 977”, ka thënë zëdhënësja e ATK-së Valentina Bytyçi për Telegrafin.
Ndërkaq, Ish-ministri i Financave Haki Shatri akt hënë për Telegrafin se forma e grumbullimit të kuponëve fiskale ka qenë e mirë, por që donë punë teknike e po ashtu ka kosto financiare.
Sipas tij, synimet e qeverisë kanë qenë që sa më shumë kuponë të kërkohen, ndërsa tash nëse ndryshon është që të ulet pagesa për rimburisim.
“Aplikimi i formës së deri tanishme ka qenë formë e mirë ndërkaq tash pas ndryshimeve që po pritet do të jetë një dekurajim pasi që do të dorëzojnë më pak kupon. Por synimi me formën e re është që të ulet buxheti i paguar”, tha Shatri. /Telegarfi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Modë apo relaks?
GoBau – Kositëse bari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre