LAJMI I FUNDIT:

Në Klinikën Infektive po trajtohen disa të sëmurë nga gripi sezonal (Video)

Në Klinikën Infektive po trajtohen disa të sëmurë nga gripi sezonal (Video)

Ka më shumë se një muaj që klinika infektive në QKUK është përballur me numër me të madh të pacientëve si pasoj e gripit sezonal.

Nga fundi i dhjetorit kjo klinike ka mjekuar më shumë se 70 raste, teksa disa të tjerë me simptoma më të rënda janë shtruar për trajtim.


Drejtori i klinikës Infektive në QKUK, Hamdi Ramadani ka thënë për klan kosova se të gjithë ata që po kërkojnë ndihmë mjekësore nuk janë të vaksinuar.

“Aktualisht jemi duke trajtua 7 ose 8 të sëmur me sëmundjen e gripit, nga këto raste ka të sëmurë edhe më gjendje me të rendë. Të gjithë ata që kërkuan ndihmë mjekësore nuk ishin të vaksinuar, sipas tij vaksinimi është parandalimi kryesor i gripit”, ka thënë Ramadani.

Sipas Ramadanit njerëzit nuk duhet të qëndrojnë aty ku ka masa njerëzish.

“Duhet larguar nga vendet ku rrinë masa të mëdha njerëzish, dhe duhet përdorur sa më shumë lëngje”, ka thënë Ramadani.