LAJMI I FUNDIT:

Në këto shtete do të mund të udhëtojmë pa viza

Në këto shtete do të mund të udhëtojmë pa viza

Një lajm shumë pozitiv për kosovarët ka ardhur të mërkurën nga Brukseli, ku Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e vizave për Kosovën.

Korriku mund të jetë muaji kur edhe përfundimisht kosovarët mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen, sipas ministrit të Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, i cili ka thënë se ka edhe disa proceduraqë duhet ndjekur pas lajmit të mirë që mori Kosova sot.


Por, kush e përbën zonën Shengen? Në cilat shtete do të mund të lëvizin lirshëm kosovarët pas heqjes së vizave?

Zona Shengen tani mbulon 26 vende evropiane, 22 nga të cilat janë anëtare të BE-së dhe 4 jo-anëtarë: Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra. 

Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda nuk kanë dashur të pranojnë heqjen e plotë të kontrolleve kufitare në hyrje të vendeve të tyre, dhe kështu kanë hequr dorë përfundimisht nga zbatimi i marrëveshjes. Katër anëtaret e reja – Bullgaria, Rumania, Qipro dhe Kroacia – janë detyruar ti bashkohen zonës së Shengenit. 

Kjo do të thotë se kosovarët do të mund të lëvizin pa viza në këto shtete: Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Gjermani, Greqi, Hungari, Islandë, Itali, Letoni, Francë, Lihtenshtajn, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Norvegji, Poloni, Portugali, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi, Zvicër. 

Por, mbetet e paqartë nëse kosovarët do të mund të udhëtojnë në vendet si Spanja, që jo vetëm nuk e kanë njohur Kosovën si shtet, por as nuk e kanë pranuar pasaportën e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori