LAJMI I FUNDIT:

Përkundër vendimit të SBASHK-u për vazhdimin e grevës, në Junik mësimi fillon nesër

Përkundër vendimit të SBASHK-u për vazhdimin e grevës, në Junik mësimi fillon nesër

Përkundër vendimit të SBASHK-ut, që të vazhdojë greva e mësimdhënësve, Komuna e Junikut do të fillojë mësimin të hënën.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një njoftimi.


“Njoftojmë të gjithë qytetarët se nesër me datë 21. 01. 2019, e hënë fillon gjysmë-vjetori i dytë në të gjitha shkollat në Komunën së Junikut sipas orarit paraprak. Të gjithë mësimdhënësve dhe nxënësve ju urojmë sukses!”, është shkruar në faqen zyrtare të Komunës së Junikut në Facebook.

Haradinaj: Oferta e Qeverisë, rritje substanciale e pagave në arsim
Lexo po ashtu Haradinaj: Oferta e Qeverisë, rritje substanciale e pagave në arsim

Ndërkaq, Kryeministri i Ramush Haradinaj, pas një takimi që kishte sonte me përfaqësuesit e SBASHK-ut, ka bërë të ditur Qeveria ka vendosur të rrisë pagat për mësimdhënësit, ndërsa ka kërkuar nga SBASHK-u të ndërpresë grevën e filluar më 14 janar.

SBASHK: Vazhdon greva e mësimdhënësve, nuk mbahet mësim
Lexo po ashtu SBASHK: Vazhdon greva e mësimdhënësve, nuk mbahet mësim

Ai tha se Qeveria ka ndarë 20 milionë euro rritje të pagave në arsim dhe se rritja substanciale e pagave është votuar nga të gjitha partitë, si dhe është përkrahur nga Ministria e Financave.

SBASHK-u ka hedhur poshtë ofertën e kryeministrit për ngritjen e koeficientit prej 0.2 për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar, duke paralajmëruar vazhdimin e grevës në ditët e ardhshme./Telegrafi/