LAJMI I FUNDIT:

Në Holandë dhe Finlandë promovohet turizmi i Maqedonisë

Në Holandë dhe Finlandë promovohet turizmi i Maqedonisë

Maqedonia me ofertë konkrete prezantohet në panairin ndërkombëtar për turizëm që sot filloi në Helsinki, Finlandë.

Siç njoftoi Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit (APMT), në panairin e ashtuquajtur MATKA, më i madh në tregun nordik, vendi jo vetëm që ka stendë të vet, por edhe do të marrë pjesë në manifestimin për rrjetëzim intensiv “Matka Workshop Day” i cili numëron mbi 450 tur-operatorë dhe agjenci turistike.

“Duke pasur parasysh faktin se Maqedonia ka ofertë konkrete për këtë panair, pritjet janë të mëdha. Nordikët preferojnë turizëm aktiv, ndërsa ne jemi të përgatitur për ato”, thonë nga APMT.

Paraprakisht, në fillim të viti 2018, Maqedonia mori pjesë edhe në panairin për turizëm “Vakantiebeurs” në Utrecht, Holandë, ku kishte 1.100 ekspozues nga 700 destinacione dhe 109.000 vizitorë për shtatë ditë.

Sipas APMT-së, janë realizuar takim me tur-operatorë midis të cilëve edhe me më të mëdhenjtë nga Holanda të cilët bashkëpunojnë me vendin: Tui dhe Korendon, por edhe me To Kras. Të gjithë shprehën interes për prodhimin turistik të Maqedonisë.

“Të shumta janë edhe negociatat për ngritje të vetëdijes së vendit përmes bashkëpunimeve me blogerë holandeze dhe blogerë, të cilët sipas trendeve më të reja në industrinë turistike, janë kanali përmes të cilit turistët potencial kuptojnë dhe tregojnë interes për destinacionet turistike”, informojnë nga Agjencia.

Sipas të dhënave statistikore, numri i turistëve jashtë sezonit veror është rritur, ndërsa pritjet e APMT-së janë se tendenca e këtillë do të vazhdojë dhe do të iniciojë interes plotësues për investimet potenciale në kapacitetet turistike, që do të thoshte edhe punësime të reja dhe përforcim i ekonomisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori