LAJMI I FUNDIT:

Në Gjykatën Penale-Shkup filloi seanca gjyqësore për rastin “Parcelat në Vodno”

Në Gjykatën Penale-Shkup filloi seanca gjyqësore për rastin “Parcelat në Vodno”
Foto: AIM

Në Gjykatën Penale-Shkup filloi sot seanca gjyqësore për rastin “Parcelat në Vodno”, ku të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruesvki, Sasho Mijallkov, Jordan (Orce) Kamçev, e ëma e tij Ratka Kunovska-Kamçeva, Risto Novaçevski dhe Nenad Josifoviq.

Rastin e udhëheq gjykatësi Ilija tërpkov, ndërkohë që prokurore e rastit është Lile Stefanova.


Ish kryeministri Nikolla Gruesvki është i arratisur, derisa Mijallkov dhe Kamçev në gjyq janë sjell nga burgu i Shutkës, ku gjenden në paraburgim.