LAJMI I FUNDIT:

Në Gjilan hapet panairi “Gratë në Biznes dhe artizanate tradicionale”

Në Gjilan hapet panairi “Gratë në Biznes dhe artizanate tradicionale”

Gjilan, 17 korrik – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) organizon sot në Gjilan panairin “Gratë në Biznes dhe artizanate tradicionale”.

Në këtë panair do të marrin pjesë rreth 32 biznese dhe shoqata të grave ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme të Kosovës.


Ceremoninë hapjes të panairit do të bëjnë zv. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Arbëreshë Krasniqi dhe Kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.