LAJMI I FUNDIT:

Në Gjilan gjatë vitit 2018 janë trajtuar 212 raste të dhunës në familje

Në Gjilan gjatë vitit 2018 janë trajtuar 212 raste të dhunës në familje

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë vitit 2018, falë bashkëpunimit dhe koordinimit me Policinë e Kosovës, Zyrën për Mbrojtjen e Viktimave dhe Gjykatën Themelore në Gjilan, ka trajtuar 212 (dyqind e dymbëdhjetë) raste të dhunës në familje.

“Nga të gjitha rastet e trajtuara, Prokuroria Themelore në Gjilan, pas zhvillimit të hetimeve ka ngritur 186 (njëqind e tetëdhjetë e gjashtë) aktakuza, në 17 (shtatëmbëdhjetë) raste janë bërë propozime për shqiptimin e masave të trajtimit të detyrueshëm, 4 (katër) propozime për shqiptimin e masave edukative, janë hudhur 2 (dy) kallëzime penale dhe për 3 (tri) raste janë pushuar hetimet.


Për të gjitha veprat penale, të cilësuara si dhunë në familje, 90% e viktimave kanë qenë femra, të cilat kanë përjetuar dhunë psikike dhe fizike, madje në shumë raste, nga kryerësit janë shkelur edhe urdhrat mbrojtës, me të cilët janë parashikuar masat mbrojtëse ndaj viktimave”, thuhet në njoftimin për media.

Prioritet i rëndësishëm i Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka qenë dhe mbetet dhuna në familje, ku në këto raste janë ndërmarrë veprime të shpejta dhe efikase, duke ofruar fillimisht mbrojtje emergjente ndaj viktimave, pastaj është vazhduar me procedurat ndaj kryerëse të këtyre veprave penale. Madje, në shumicën e rasteve, me qëllim të zhvillimit të suksesshëm të procedurës penale, ndaj të pandehurve janë paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Në regjionin e Gjilanit, gjatë këtij viti, dhuna në familje, ka rezultuar një problem madhor, pasi që numri i këtyre veprave penale vazhdon të jetë i lartë.

Prokuroria Themelore në Gjilan, do të vazhdojë të trajtojë me seriozitet të theksuar dhunën në familje, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për ta parandaluar këtë fenomen mjaft të përhapur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori