Komiteti i Gjilanit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin e radhës vlerësues për situatën e përballjen me pandeminë.
Sipas komunikatës komunale, nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i cili tash e katër muaj po udhëheq me operacionet, ka njoftuar se janë edhe 2 raste të reja pozitive me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 290, 159 janë shëruar, 126 raste janë aktive, derisa 5 persona kanë vdekur.
“Më lejoni ta shprehim shqetësimin tonë rreth vonesave në në përpunimin e rezultateve. Pritja e gjatë për rezultate për Komitetin e Gjilanin është e pakuptimtë. Apeloj publikisht tek IKSHP që mos i vonojnë rezultatet e testeve sepse njerëzit janë në vetizolim. Nuk është në rregull që qytetari të pres një javë për rezultat”, ka thënë Ismajli.
Drejtori Klinik i Spitalit të Përgjithshëm, anesteziologu i njohur Dr. Ukshin Ismaili, ka njoftuar se pas përpos shërbimit të Infektivës dhe Pulmologjisë, nga dje kanë bërë edhe hapin për të mirën e pacientëve, duke e liruar edhe repartin e Neurologjisë për trajtimin e pacientëve eventual.
“Tashmë janë në dispozicion 61 shtretër në shërbim të pacientëve për COVID-19, ndërkohë që 20 prej tyre janë të pajisur me oksigjenoterapi. Për momentin I kemi 47 pacientë të shtrirë, 20 janë pozitivë me COVID-19 dhe 27 po i presin rezultatet e testeve. Gjendja e tyre është stabile dhe nuk kanë ndonjë shqetësim të madh”, ka thënë dr. Ukshin Ismajli.
Për gjendjen e sigurisë në Gjilan ka folur komandanti i Stacionit Policor, major Alban Ramushi, i cili ka thënë se është e qetë dhe stabile.
“Prej dje jemi duke punuar me orar shtesë prej 12 orëve. Kemi marrë oficerë shtesë prej Drejtorisë Rajonale dhe drejtorive të specializuar dhe personeli i oficerëve është rritur mjaftueshëm. Apelojmë që të mos e mbani maskën për imazh, por në mënyrën e duhur sepse në këtë mënyrë, ju e mbroni vetën, familjen e qytetin tuaj”, ka deklaruar Ramushi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t’i vaksinojnë fëmijët
Tahiri: S’do të heqim dorë nga Komisioni Hetimor për kontratat njëburimore
Lajçak me post të ri nga shtatori
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia