LAJMI I FUNDIT:

Në fund të pjesës së parë, Ronaldo shkoi në zhveshtore për ta motivuar Realin – Vinicius ia shpërbleu duke festuar si ai

Në fund të pjesës së parë, Ronaldo shkoi në zhveshtore për ta motivuar Realin – Vinicius ia shpërbleu duke festuar si ai
(Foto: Getty Images/Guliver/Twitter/Screenshot)

Vinicius Junior e çoi në këmbë gjithë Santiago Bernabeun në minutën e 71-të kur e shënoi golin e epërsisë për Real Madridin në ndeshjen ndaj Barcelonës.

Los Blancos që në këtë superderbi kishin një tifoz të veçantë në tribuna, e fituan me rezultat 2-0 ‘el Clasicon’ (pasi një gol të vonshëm e shënoi edhe Mariano Diaz).


Vinicius 'kopjoi' festimin e Ronaldos - derisa portugezi po e shikonte El Clascion nga Santiago Bernabeu
Lexo po ashtu Vinicius 'kopjoi' festimin e Ronaldos - derisa portugezi po e shikonte El Clascion nga Santiago Bernabeu

Duke qenë se Juventusi nuk luajti këtë fundjavë, Cristiano Ronaldo u kthye për herë të parë në stadiumin që i dhuroi shumë suksese për ta mbështetur ish-skuadrën e tij në ndeshjen kundër rivalit të përbetuar.

https://twitter.com/FootyHumour/status/1234231388070653952

Dhe spikati festa e Vinicius në momentin e golit, i cili vendosi të festonte si shtatëshi legjendar i Mbretërve. Pas ndeshjes, braziliani tregoi se bëri këtë veprim.

“Ai (Cristiano Ronaldo) erdhi në zhveshtore në pushim pas pjesës së parë për ta mbështetur skuadrën dhe na dha mbështetje morale. Prandaj festova si ai. Ai është një fitimtar, brenda dhe jashtë fushës”, ka thënë Vinicius. /Telegrafi/