LAJMI I FUNDIT:

Më në fund dimë përse duhanxhinjtë në mëngjes patjetër duhet të ndezin cigaren kur e pinë kafenë

Më në fund dimë përse duhanxhinjtë në mëngjes patjetër duhet të ndezin cigaren kur e pinë kafenë

Për shumicën e duhanpirësve cigarja dhe kafja janë të pandashme.

Edhe pse shumica pyesin përse është kështu, shkencëtarët kanë vendosur që më në fund të hulumtojnë tërë situatën dhe të na ofrojnë përgjigjen.


Hulumtuesit e Universitetit të Bristolit kanë zbuluar që njerëzit të cilët kanë të ashtuquajturin “gjen duhani”, shpesh duhet patjetër që me cigare të pinë edhe kafenë.

Njëri ndër shkaqet për këtë është fakti që nikotina ndryshon mënyrën në të cilën trupi proceson kafeinën.

Kjo do të thotë që ka ndikim të caktuar në metabolizmin e njeriut dhe ai shpejt zbërthen kafeinën dhe në këtë mënyrë duhanpirësve u nevojitet më shumë kafeinë për të njëjtat efekte të cilat ka te joduhanpirësit dhe prandaj pothuajse instinktivisht pinë kafenë kur ndezin cigaren, transmeton Telegrafi.

Ajo që duhanpirësit do të duhej të kishin në mendje është që shëndetit të tyre u shkaktojnë dëm të pariparueshëm që duke pirë kafenë ndezin edhe cigaren.

Kur konsumojnë njëkohësisht cigaren dhe kafenë ata në këtë mënyrë shkaktojnë ngurtësim më të madh të arterieve sesa kur i konsumojnë ndaras në kohë të ndryshme.

Nikotina dhe kafeina ndikojnë në zemër dhe u kontribuojnë rreziqeve të caktuara, pos ngurtësimit të arterieve ato shkaktojnë edhe sëmundje të shumta të zemrës.

Të dyja bashkë i bëjnë më shumë dëm shëndetit të zemrës sesa kur konsumohen ndaras.

Shkaktojnë qarkullim më të madh të gjakut madje shfaqet njësoj edhe te meshkujt edhe te femrat.

Edhe njëra edhe substanca tjetër janë stimulues, mirëpo derisa kafeja ngre qarkullimin e gjakut, nikotina ngushton arteriet dhe kështu zemra ka probleme, sepse duhet patjetër t’i plotësojë kërkesat të cilat nga ajo priten,ndërsa këto dy substanca e pengojnë.

Kombinimi afatgjatë i kafesë dhe i cigares çon në shfaqjen e depresionit.

Sado që është mirë që kohë pas kohe të pihet një filxhan kafe në mëngjes, cigarja assesi nuk është zgjedhje e mirë.

Për të zvogëluar dëmin të cilin cigarja ia shkakton shëndetit tuaj, është e nevojshme që ta fikni cigaren kur të arrini deri në gjysmë, të pini mjaft lëngje, të hani shumë pemë dhe perime të freskëta dhe të hani ushqimin i cili zvogëlon dëshirën për cigare.

Gjithashtu, duhet të jeni fizikisht aktivë, të qëndroni në natyrë sa më shumë që të mundeni dhe kurrë mos i kombinoni cigaren dhe kafenë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori