LAJMI I FUNDIT:

Në Ferizaj, u mbajt Kuvendi zgjedhor i Rinisë Demokratike

Në Ferizaj, u mbajt Kuvendi zgjedhor i Rinisë Demokratike

Në Ferizaj, u mbajt Kuvendi zgjedhor i Rinisë Demokratike, ku morën pjesë, zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, deputeti Elmi Reçica, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, drejtues lokalë të PDK-së dhe Rinisë Demokratike.

Pas raportit të punës, gjatë mandatit të deritashëm të Rinisë Demokratike në Ferizaj, ku u vunë në dukje të arriturat në këtë qytet, me mbi 250 aktivitete rinore, fushata sensibilzuese, me mbi 1200 të rinj në Rininë Demokratike të anëtarësuar si dhe takimet tjera të rëndësishme për rininë.


“Në veçanti duhet theksuar përkushtimin rinor pas publikimit të Dekadës së Re, u rikonfirmua dhe sot dëshmohet uniteti dhe gatishmëria e fuqizimit të mëtejmë të rinisë, në komunën e Ferizajt”, theksoi Elbasan Osmani, nënkryetar i Rinisë Demokratike në Ferizaj.

Kryetari i komunës, Agim Aliu theksoi se fuqia e PDK-së është rinia e saj, e cila edhe në të kaluarën fuqizoi ardhjen e qeverisjes së përgjegjshme në favor të qytetarëve.

Deputeti Elmi Reçica në fjalën e tij, theksoi se përballja me sfidat është vlera e Rinisë Demokratike jo vetëm në Ferizaj, por edhe në nivel vendi, sepse bartim traditën më të ndritur të altruizmit dhe sakrificës, dijes dhe vullnetit për qytetarin dhe atdheun tonë, andaj, theksoi ai, ju përgëzoj për të arriturat tuaja dhe vendosmërinë për të çuar përpara me Dekadën e re të gjitha interesat tuaja, me fokus interesat e rinisë, qëllimet dhe idetë tuaja progresive në Ferizaj dhe më gjerë.

Ndërsa zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, përshëndeti në emër të Kryetarit Veseli, duke theksuar rëndësinë e procesit zgjedhor në tërë Kosovën për Rininë Demokratike.

Ai theksoi rëndësinë e aktivizmit rinor, punën e deritashme si dhe angazhimin për Dekadën e Re, platformën më të suksesshme për rininë.

Hoxhaj shprehu mirënjohjen për kryesinë e rinisë në Ferizaj dhe aktivistët e palodhshëm të saj, duke vënë në pah të arriturat në këtë qytet, synimet e PDK-së si parti eoptimizmit, shpresës dhe rezultateve për Ferizajn dhe Kosovën me Dekadën e re.

“PDK përbëhet nga disa gjenerata të cilat i kanë pri vendit me aktivitete, veprimtari, shtetformim dhe shtetndërtim, si forca kryesore e ndryshimit për shtetin e Kosovës”, theksoi Z. Hoxhaj, duke shtuar se vitet e pas çlirimit, më 2008, duhet falënderuar angazhimit maksimal të lidershipit të saj për të çuar përpara shpalljen, njohjen dhe fuqizimin e Republikës së Kosovës. /Telegrafi/