LAJMI I FUNDIT:

Në episodin e 24-të, “7 Ditë me Panxhën”, ju fton të ndiqni…

Në episodin e 24-të, “7 Ditë me Panxhën”, ju fton të ndiqni…

Tash kur jemi në shtator, muaj ky i korrjeve e mbjelljeve, episodi i radhës i “7 Ditë me Panxhën”, i dedikohet bujqësisë së kontraktuar.

Emisionin e fillojmë me një prezantim mbi zinxhirin e prodhimit në sektorin e bujqësisë, duke ofruar statistika mbi këtë të fundit.


Ndërsa, një program i cili po u ndihmon shumë bujqve tanë, është programi PPSE Program Swisscontact.

Për të kuptuar se si po funksion dhe çfarë ndikimi ka në bujqësinë tonë, i ftuar në studio është Fisnik Reçica, Zëvendës Menaxher i Programit.

E, tash e një kohë po implementohet bujqësia e kontraktuar, për të parë se si funksionon kjo “7 Ditë me Panxhën” ka përgatitur një storie në të cilën të pranishëm janë fermerët që kjo kontratë po u sjell të mira.

Ndërsa me Kastriot Këpuska, Agro Specialist nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore, në studio kemi bashkëbiseduar për garancinë dhe financimin e bazuar në kontrata.

Mos harroni sonte në Klan Kosova prej orës 20:45, ndiqeni “7 Ditë me Panxhën”.