LAJMI I FUNDIT:

Në dashuri me libraritë – historia, rëndësia e tyre dhe gjendja në Kosovë

Në dashuri me libraritë – historia, rëndësia e tyre dhe gjendja në Kosovë

Libraritë dhe bibliotekat për sytë e veshët tanë ishin gjithmonë e njëjta gjë. Është e vërtetë, edhe bibliotekat merren me libra, por libraritë është gjë më e lehtë, e biblioteka është gjëja e rëndë. Teksa bibliotekari i mbledh, i koleksionon dhe i huazon të mirat për një kohë të shkurtër, shitësi në libraritë blen libra në mënyrë që të lirojë veten nga ajo që ka blerë – ai shet dhe blen, vë gjëra në qarkullim. Puna e tij është trafiku dhe tranziti. Biblioteka është gjithmonë një hap prapa: shikon gjithmonë në të kaluarën.

Është shitësi i librave që duhet të qëndrojë në kontakt me botën dhe të mbijetojë.

Dhe, teksa hedhim një shikim në historinë e librarive, do të përfundojmë në vitin e largët 1732, te libraria më e vjetër në botë që vazhdon të funksionojë edhe sot, Livraria Bertrant në Lisbonë. Me logon e vet që shfaq vitin 1732, demonstrohet se shpëtimi ka qenë i mundur, falë librit, në dyqanet e librit.

Në përgjithësi, historia e dyqaneve të librave mban vitin 300 para erës së tonë si pikënisjen e tyre në Athinë, ku edhe janë paraqitur shitësit e parë të librave.

Në Romë, përgjatë fundit të republikës, ishte modë posedimi i një biblioteke dhe shitësit e librave romakë lulëzuan duke hapur libraritë.

Rritja e krishterimit natyrisht se ka krijuar një kërkesë të madhe për libra fetarë, si për kishat ashtu edhe për nevoja private. Sistemi modern i shitjes së librave daton pak pas fillimit të shtypit (printimit).

Gjatë shekujve 16 dhe 17-të, Vendet e Ulëta u bënë lidere të shitjes së librit.

Shitja moderne e livrave ka ndryshuar në formë dramatike për shkak edhe të internetit ku libraritë promovojnë e shesin dhe gjejnë burime distribuese në nivel global.

Më shumë se thjeshtë blerje e librit…

Epoka e internetit ishte menduar se simbolizon fundin e dyqaneve të librit. Në fakt, ndodhi e kundërta. Libraritë janë më aktuale se kurrë sepse i bëjnë njerëzit të lidhen më shumë fizikisht me librat.

Ambienti i tyre frymëzues, dizajni praktik, mundësia e qasjes së lehtë në libra dhe ndihma nga shitësit e sjellshëm e shumë të dashur në dyqanet e librave i bëjnë këto dyqane të librave më shumë se dyqane.

I bëjnë tempuj të dijes dhe sinonim të inspirimit për jetën në kontura afatgjate.

Na bëjnë të ndihen mirë, sepse dyqanet e librave nuk ekzistojnë vetëm për të përfituar. Synimi primar është që të ofrohet ndjesia origjinale e posedimit të librit. Një botë ndryshe, barrierë nga furtunat e të përditshmes e modernitetit. Një relaks në sakrilazhë, një qetësi në xhungël. Libraritë janë më shumë se kaq.

Libraritë në Kosovë

Përgjatë epokave të ndryshme, libraritë në Kosovë po ashtu kanë evoluar, bashkë me kohën, si nevojë e të qëndruarit gjithnjë në hap me të.

Dikur Rilindja përfaqësonte tempullin më të madh të dijes, por ishte gjithmonë më shumë një shtëpi botuese se librari, një reflektim klasik i arkitekturës së shekullit XX.

Në vitet e 90-ta në vendin tonë u bënë disa librari, që rrodhën nga shtëpitë botuese. Gjë normale për atë kohë, por pa i dhënë rëndësi ambientit, por duke ekzistuar si nevojë për lexuesit.

Me të përfunduar lufta dhe në fillim të shekullit XXI edhe në vendin tonë libraritë kanë kaluar në një fazë tranzicioni, duke u shndërruar nga hapësira të rëndomta ku blihen librat, në ambiente inspiruese ku libri të blen ty.

Megjithatë, trendet nuk po lënë pa prekur as libraritë në Kosovë, të cilat po tentojnë të qëndrojnë në hap me kohën. /Telegrafi/