LAJMI I FUNDIT:

NË BURG

NË BURG

Poezi nga: Clive Staples Lewis
Përktheu: Maksim Rakipaj

Prej dhimbjes së madhe klitha fort,
Klitha fort shumë i pezmatuar
Për jetën pa shpresë që vazhdon
Në një qerthull që s’ka të mbaruar
Nga vdekja në vdekje dhe s’mbaron;


Deri sa një natë vere të nxehtë
Udhën humba në një yll të zbehtë
Dhe pashë Tokën, të vogël, të largët
Në një thellësi pafund, të zbrazët
Vura re një xixëllimë drite
Mes natës së errët q’e mbështillte,

Përmbi të, mijra dhe mijra yje,
Poshtë saj, pashë veç pluhur yjesh,
I vdekur, që as do, as urren
Që as vetminë e tij nuk njeh,
Se pluhur kozmik është, i vdekur.

Dhe nëse ca lotë janë derdhur
Ndonjë zot i lig ka aq fuqi
Dhe mbi atë dhëmbje, ulet e rri,
Mbi Tokën e vogël për një çast,
Kush vret mendjen për të? Kujt i plas?

Në trend Kultura

Më shumë
Grave

Grave

Fjala+
Historia e marigonave të Kosovës: Qëndisën flamuj edhe kur ishte e ndaluar

Historia e marigonave të Kosovës: Qëndisën flamuj edhe kur ishte e ndaluar

Kulture
PËRDHUNIMI

PËRDHUNIMI

Fjala+
PËRKORJE

PËRKORJE

Poezi
SHTËPIA E RE

SHTËPIA E RE

Poezi
MBRETI I TULËS

MBRETI I TULËS

Poezi
Kalo në kategori