LAJMI I FUNDIT:

Në barnatore dhe klinikën e Kumanovës mungojnë ilaçet

Në barnatore dhe klinikën e Kumanovës mungojnë ilaçet

Kryetari i Shoqatës së mjekëve amë në Kumanovë, Dr. Fatmir Hasani, tërheq vërejtjen se medikamente të ndryshme mungojnë nëpër barnatoret dhe ordinancat e qytetit në Kumanovë. Sipas tij, brengos fakti se nëpër barnatore mungojnë barnat antibiotikë për sëmundjet kronike, pastaj barnat për sëmundjet e zemrës, veshkave, reumës e sëmundje të tjera.

“Fondi i Shëndetësisë dhe Ministria e Shëndetësisë janë shumë të pakujdesshme pasi që pacientët po ankohen se disa barna po mungojnë, një ndër to janë edhe barnat antibiotikë, si për shembull Cefaklor, Cefurksim, pra barna për fëmijë, e mos të flasim më për terapinë ampulare e cila po mungon e që duhet të jetë e patjetërsueshme në çdo ordinancë ku kemi pacientë që vijnë me të vjella, barkëqitje, temperaturë të lartë, pastaj nuk jemi në gjendje t’i shërbejmë, kemi pacient që nuk mund t’i konsumojnë barnat, atyre duhet t’u japim injeksione, e nuk kemi as injeksione e as barna”, tha për TVM2, d-r Fatmir Hasani nga “Shoqata e mjekëve amë” – Kumanovë.


Ai apelon tek institucionet kompetente që të ndërrohet regjimi i barnave, me qëllim që pacientët mos të enden prej te mjeku amë deri te mjeku sekundar, pasi që në këtë mënyrë vetëm humbin kohë.

“Kërkojmë që regjimi i barnave të ndërrohet nga ana e FSh dhe të gjitha barnat që shërbejnë për sëmundjet që kanë të bëjnë me tension, kolesterol, t’i shkruajë mjeku amë me qëllim që mos të enden pacientët prej te mjeku amë te mjeku sekondar, pasi kështu vetëm humbin kohë, por edhe të holla”, shtoi dr Fatmir Asani nga “Shoqata e mjekëve amë” – Kumanovë.

Në situatë të këtillë të mungesës së barnave nëpër barnatore dhe ordinance, pacientët janë të detyruar t’i ndërrojnë barnat nga prodhues të tjerë ose të shkojnë në komunat fqinje ose në shtetet fqinje, si në Shkup, Preshevë, Bujanoc ose Vrajë.

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori