Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është iniciuar një rast për falsifikim të parasë në Prishtinë, pas ekspertizës së kryer nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë.

Sipas njoftimit, më 3 qershor 2026, në konsultim me prokurorin, është hapur rasti pasi ekspertiza ka konstatuar se 338 euro në monedha dhe kartëmonedha të ndryshme dyshohet se janë të falsifikuara.


Paratë e dyshuara ishin dorëzuar në polici më 8 gusht 2024 nga një zyrtare e një banke private.

Lidhur me rastin, autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë nga ekipet përkatëse me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit.