LAJMI I FUNDIT:

“Në asnjë mënyrë”, Foden nuk pajtohet me Guardiolan për krahasimin e bërë

“Në asnjë mënyrë”, Foden nuk pajtohet me Guardiolan për krahasimin e bërë

Phil Foden është mësuar të krahasohet me legjendat e Barcelonës. Që kur ai doli në skenë si 17-vjeçar, njerëzit e kanë quajtur “Stockport Iniesta”.

Megjithatë, pati një kompliment edhe më të madh nga Pep Guardiola, pas derbit të Manchesterit të së dielës.


Trajneri i Citizens përmendi Foden në të njëjtën fjali si Lionel Messi i madh – për shkak të aftësisë së tij në zhvillim për të qenë fitues i ndeshjeve.

Guardiola emëron lojtarin më të mirë në Ligën Premier
Lexo po ashtu Guardiola emëron lojtarin më të mirë në Ligën Premier

Guardiola ishte i shpejtë për të theksuar se ai ende nuk po e vendos asin e Anglisë në të njëjtin nivel me të preferuarin e tij të vjetër te Barcelona.

Në fund të fundit, ai nuk beson se dikush që aktualisht luan në nivelin më të lartë, madje i afrohet  fituesit të Kupës së Botës në kulmin e tij.

Por ishte gjithsesi lavdërimi më i lartë – pasi e quajti mesfushorin e Cityt si lojtarin më të mirë në Ligën Premier.

Real Madridi po bëhet gati për transferimin e "Galaktikut të ri"
Lexo po ashtu Real Madridi po bëhet gati për transferimin e "Galaktikut të ri"

Dhe pasi dy golat e tij në pjesën e dytë e kthyen lojën në favor të skuadrës së tij pasi fituan 3-1 në Etihad, është e vështirë të argumentohet.

“Me lojtarë të mirë, ju mund të luani mirë – por ju duhet të fitoni ndeshje, dhe unë takova lojtarin më të madh ndonjëherë, ashtu sikurse Messi”, ka thënë Guardiola për Daily Mail.

“Ai mund të fitojë ndeshje dhe unë nuk dua të krahasoj sepse Phil është nuk është niveli i Leos, por ai po fiton ndeshje”.

Guardiola e krahason Fodenin me Messin pas derbit ndaj Man Utd
Lexo po ashtu Guardiola e krahason Fodenin me Messin pas derbit ndaj Man Utd

Në anën tjetër, Foden deklaroi: “Në asnjë mënyrë? Nuk mund të krahasoni askënd me Messin se ai është në botën e tij, por të dëgjosh këtë nga trajneri është shumë bukur”.

Anglezi duket se është ende me këmbë në tokë, dhe tregon se duhet të punojë ende shumë për të arritur në nivelet e argjentinasit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori