LAJMI I FUNDIT:

Në aeroportin e Vjenës mund të merrni me qira kabinat për fjetje

Në aeroportin e Vjenës mund të merrni me qira kabinat për fjetje

Aeroporti i Vjenës ofron një shërbim të ri për pasagjerët – kabinat për fjetje që janë të pajisura me gjithçka që nevojitet për ata që udhëtojnë me aeroplan.

Autoritetet lokale kanë njoftuar se bëhet fjalë për shërbimin që është i qasshëm në Terminalin 3 të aeroportit, e kabinat janë punuar nga start-up italian Zzzleepandgo, transmeton Telegrafi.


Secila prej 16 kabinave Smart Lounges, paraqet hapësirën e përkryer për pushime në vetëm tre metra katrorë. Është theksuar se kabinat kanë shtretër, port USB, Wi-Fi falas si dhe hapësirë për vënien e gjësendeve të ndryshme në tavolinën palosëse.

Përveç kësaj, të gjitha kabinat kanë edhe sistem multimedial përmes të cilit transmetohen filma dhe këngë të ndryshme. Gjithashtu mund të kontrollohet ventilimi, dritat dhe perdet.

“Pasagjerët që qëndrojnë më shumë në aeroport, mund të kalojnë kohën të relaksuar në kabinat moderne për fjetje nga Zzzleepanadg.

Në nivelin e dytë të Terminalit 3, pasagjerët kanë në dispozicion 16 kabinat e mençura. Për përdorimin e tyre, mysafirët regjistrohen drejtpërdrejt në sportelin virtual ku regjistrojnë pasaportën, kartelën e bankës dhe certifikatën e COVID-19. Rezervimet mund të kryhen edhe përmes ueb-faqes.

Gjatë marrjes me qira, përdoruesi mund të hyjë dhe të dalë nga kabina pa pasur kufizime. Kabinat pastrohen dhe dezinfektohen çdo herë pasi lirohen nga përdoruesi.

Përdorimi i tyre kushton 9 euro për një orë, e kabina e gjumit mund të rezervohet edhe për tërë natën (që kushton 48 euro). Pagesat kryhen me tu larguar prej tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori