LAJMI I FUNDIT:

Në 23-vjetorin e sulmeve ajrore të NATO-s, SHBA: Ishte e domosdoshme për t’i dhënë fund fushatës brutale të spastrimit etnik nga Millosheviq

Në 23-vjetorin e sulmeve ajrore të NATO-s, SHBA: Ishte e domosdoshme për t’i dhënë fund fushatës brutale të spastrimit etnik nga Millosheviq

Njëzet e tre vjet më parë, NATO nisi operacionin Forcat Aleate për t’i dhënë fund një dekade gjakderdhjeje në Ballkan.

Kjo ndërhyrje erdhi vetëm pasi kishte shteruar të gjitha rrugët diplomatike për t’i dhënë fund një fushate brutale të spastrimit etnik të mbështetur nga regjimi i Millosheviqit.


Ambasada Amerikane në Prishtinë, ka kujtuar nisjen e bombardimeve kundër Serbisë.

Në një shkrim në faqen zyrtare në Facebook, thuhet se përdorimi i forcës nga NATO në këtë rast ishte i domosdoshëm dhe legjitim.

“Më lejoni t’i kujtoj këtij Këshilli se Këshilli i Sigurimit i OKB-së kishte shprehur shqetësimet e tij për kërcënimin që gjendja e rëndë humanitare në Kosovë dhe numri në rritje i refugjatëve paraqet për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.

Sot, ne kujtojmë qindra mijëra njerëz të pafajshëm të dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe mijëra që u vranë ose u zhdukën për shkak të nacionalizmit të dhunshëm të regjimit të Millosheviqit dhe forcave të tij.

Tutje thuhet se është detyrë e qeverive të Serbisë dhe Kosovës që të sigurojnë që të gjitha viktimat dhe familjet e tyre të kenë akses të plotë në drejtësi dhe informacion për fatin e të dashurve të tyre.

“Na vjen keq shumë për humbjen e jetëve të civilëve të pafajshëm, përfshirë ata që humbën jetën gjatë këtij operacioni ushtarak. Kujtojmë dhe vajtojmë me të gjitha ato familje që humbën të dashurit në konfliktet e viteve 1990. Kur vizitoi Beogradin në vitin 2016, Presidenti Biden shtoi ngushëllimet e tij personale për familjet e atyre që humbën jetën gjatë luftërave të viteve ’90, përfshirë si rezultat i fushatës ajrore të NATO-s. Dhe sot shtoj ngushëllimet e mia të përzemërta”, thuhet tutje.

Po ashtu theksohet se Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht një të ardhme demokratike, të begatë dhe paqësore për Ballkanin Perëndimor.

SHBA inkurajon Kosovën dhe Serbinë që të dyfishojnë përpjekjet përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit, e cila duhet të përqendrohet në njohjen reciproke.

“Marrëveshja do të kërkojë fleksibilitet, kompromis dhe guxim politik nga të dyja palët”.

Është e qartë se status quo- ja e  pengon Serbinë dhe Kosovën të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

“Le të nderojmë kujtimin e atyre që humbën duke punuar së bashku për të ndërtuar një të ardhme paqeje dhe prosperiteti për të gjithë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në fund./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori