LAJMI I FUNDIT:

Në 2017 rreth 500 raste të trajtuara në Klinikën Infektive nga produktet ushqimore

Në 2017 rreth 500 raste të trajtuara në Klinikën Infektive nga produktet ushqimore

Shëndeti i konsumatorëve mbetet i rrezikuar prej produkteve ushqimore të dyshimta, ngase vetëm për këtë vit që po lëmë pas janë trajtuar rreth 500 raste në Klinikën Infektive.

Drejtori i Klinikës Infektive në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Hamdi Ramadani ka thënë për KosovaPress se nga këto raste, diku 206 qytetarë kanë qenë të sëmurë me intisikasione, kurse 279 të sëmurë ishin me salmonella dhe me interokolite.


Megjithatë, sipas tij, fatmirësisht nuk ka pasur as një të vdekur nga ushqimet.

“Në total, nga janari deri më sot numri është diku 485 raste dhe Klinika Infektive referohet nga të gjitha qendrat spitalore në nivel të Kosovës, edhe nga shtëpitë e shëndetit. Nga këto raste, diku 206 raste intisikasione, kurse 279 me të sëmurë ishin me salmonella dhe me interokolite. Kurse, nuk është hyrë edhe numri i helmimeve me shkaktar virusal. Kështu që alarmante në asnjë mënyrë nuk ka pasur nevoje të bëhet”, theksoi Ramadani.

Drejtori i Klinikes Infektive ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes gjatë blerjes dhe përdorimit të produkteve ushqimore.

“Një mesazh është që çdo ushqim që përdorin të ruhen në vendet e veçanta, duhet të shikohet afati dhe duhet ushqimet të përdoren mirë të ziera ose në temperaturat e larta. Sepse në këtë mënyrë shkatërrohet mikro-organizmat dhe ushqimi i dyshimtë duhet të gjuhet dhe të lajmërohen instancat fito sanitare në mënyrë që të ndalet kjo situatë”, ka porositur doktor Ramdani.

Kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku ka thënë për KosovaPress se qytetarët konsumator në vazhdimësi mbeten të rrezikuar nga konsumi i produkteve ushqimore, ngase fatkeqësisht ka pasur raste edhe me fatalitet vite më parë.

“Rastet specifike të cilat kanë ndikuar në shëndetin ndaj qytetarit konsumator, kemi pasur fatkeqësisht edhe raste që shëndeti ka qenë dukshëm i rënduar mos të them i rrezikuar, por para dy vitesh kemi pasur një rast edhe kur ushqimi jo i sigurt ka ndikuar edhe në provokimin e sëmundjes që e ka pasur qytetari konsumator dhe ai për fat të keq ka ndërruar jetë. Dhe nëse këtë çështje e lidhim me momentin aktual kur ne kemi fushata të shumta në kuadër të festive të fundvitit, shohim se ofertat e mishrave janë të tilla se nuk shihen nga ngrirja, dhe del se ushqimet në veçanti mishrat e ngrirë, pemët e perimet e ngrira lënë shumë për të diskutuar”, ka thënë Kaçaniku.

Ai ka shtuar tutje se përkundër që nuk ka siguri dhe mbrojtje, e drejta e qytetarit konsumator është në raport shumë të drejt krahasuar me nivelin e zbatueshëmrisë së ligjeve për mbrojtjen e konsumatorëve.

Ndryshe, drejtues të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës kanë thënë se brenda vitit 2017, kanë asgjësuar rreth 500 mijë tonelata produkte ushqimore që përbëjnë produktet e mishit, qumështit, pijeve dhe të tjera. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori