Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë ka njoftuar se nga 6 gushti të këtij viti do të hyjë në fuqi një rregullim i ri teknik i komunikacionit në rrugën urbane “Hamëz Jashari”.

Ndryshimi, sipas njoftimit, bëhet me qëllim të përmirësimit të qarkullimit të automjeteve, rritjes së sigurisë në komunikacion dhe menaxhimit më efikas të fluksit të lëvizjes.


Rregullimi i ri do të zbatohet në segmentin e rrugës “Hamëz Jashari”, nga kryqëzimi me rrugën “Agim Matoshi” deri te kryqëzimi me rrugën “Faik Goga”.

Me ndryshimin e ri, hyrja në këtë segment do të lejohet vetëm nga kryqëzimi me rrugën “Faik Goga”, ndërsa dalja në rrugën “Agim Matoshi” do të lejohet vetëm me kthim djathtas.

Drejtoria ka bërë thirrje për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë shenjat dhe rregullat e reja të komunikacionit, si dhe ta përshtatin lëvizjen e tyre me rregullimin e ri. /Telegrafi/