Policia në Shtime ka sekuestruar 3.42 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Sipas komunikatës së Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, rasti ka ndodhur më 4 gusht 2026, rreth orës 00:55, në fshatin Gllavicë, gjatë zbatimit të planit operativ “Vera 2026”.


Hetuesit e narkotikëve të Stacionit Policor në Shtime kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa të huaja. Gjatë legjitimimit janë identifikuar shoferi, A.T., 19-vjeçar, dhe një pasagjer 20-vjeçar.

Fillimisht, gjatë kontrollit janë gjetur letra për mbështjelljen e cigareve, ndërsa më pas në automjet është gjetur një pako letrash, brenda së cilës ndodhej substanca e dyshuar narkotike me peshë 3.42 gramë.

Të dy personat janë shoqëruar në Stacionin Policor në Shtime, ndërsa shoferi është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e rastit penal në procedurë të rregullt për veprën “Posedim i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”. /Telegrafi/