LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimi në stil i Elinel që është pëlqyer nga fansat

Ndryshimi në stil i Elinel që është pëlqyer nga fansat
Elinel (Foto: YouTube/Friends Entertainment)

Elinel është një reper që prej vitesh ka qenë prezent në skenën e muzikës shqiptare. I njohur më së shumti për muzikën e tij ‘underground’, duket se së fundmi ka vendosur t’u përshtatet më shumë tendencave të fundit muzikore, duke anuar paksa te muzika komerciale.

Periudha 2017-2018 ka qenë tepër e fuqishme për Elinel, duke ardhur me disa këngë solo, por edhe me disa bashkëpunime që kanë bërë bujë në tregun muzikor shqiptar.


Kritikat e para për ndryshimin e rrymës së tij muzikore, nisi t’i merrte me projektin muzikor “Qmos”, ku shumë fansa kërkonin që reperi t’i rikthehej sërish muzikës së tij. Në atë kohë, ai bëri një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit, deklaroi se nuk kishte ndryshuar stilin muzikor, por thjesht i ishte përshtatur paska tregut.

Lajmet për Elinel
Lexo po ashtu Lajmet për Elinel

Pas këtyre “kritikave”, Elinel iu rikthye sërish muzikës hip-hop me projektin muzikor “Lambo” rreth katër muaj më parë, i cili u mirëprit nga fansat e tij, ku shumica komentonin se u rikthye legjenda.

Një rëndësi shumë të veçantë, reperi ua ka kushtuar edhe bashkëpunimeve muzikore, duke bashkuar fuqitë me disa prej artistëve më të suksesshëm të momentit.

Një ndër bashkëpunimet, ku Elinel u komentua se erdhi tepër komercial ishte bashkëpunimi “Në shpirt”, publikuar qershorin e vitit të kaluar.

Vetëm një javë më parë, Elinel ka publikuar një tjetër bashkëpunim me DJ Dagz dhe DJ PM, një këngë që e ka larguar sërish nga stili i tij, por pavarësisht kësaj, fansat e kanë votuar dhe mbështetur artistin, duke e bërë këtë projekt muzikor menjëherë pjesë të klasifikimit të 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

“Gangsta” mban titullin ky projekt muzikor, i cili ka qëndruar në vendin e gjashtë në top-listë.

Ky artist ka publikuar shumë këngë të ndryshme në karakter sa i përket periudhës 2017-2018, duke u shndërruar në një kameleon të vërtetë në muzikë. /TopChannel/