LAJMI I FUNDIT:

Ndryshimet klimatike dhe cënimi zonave të mbrojtura ulin numrin e shpendëve të ujit në Shqipëri

Ndryshimet klimatike dhe cënimi zonave të mbrojtura ulin numrin e shpendëve të ujit në Shqipëri

Ndryshimet globale klimatike dhe cënimi i zonave të mbrojtura në Shqipëri po ulin vitet e fundit numrin e shpendëve ujorë sidomos në ligatinat e vendit. 

Edhe këtë vit Shqipëria është përfshirë në censusin ndërkombëtar të shpendëve ujorë me angazhimin e Agjencive Kombëtarë të Zonave të Mbrojtura dhe organizatave mjedisore.


Procesi është zhvilluar kryesisht në ligatinat e vendit, thotë Erald Xeka i shoqatës ornitologjike të Shqipërisë (AOS).

“Ne numëruam në pothuajse 30 ligatina në gjithë Shqipërinë duke marrë gjithë pjesën e bregdetit që përkon me rrugën e shtegëtimit të shpendëve, por edhe liqenet si Prespa dhe Ohri , në brendësinë kontinentale. Përtej të dhënave shkencore që ne marrim për popullatata e shpendëve të ujit në Shqipëri ajo që është e rëndësishme në kryerjen e numërimit është edhe ndërgjegjësimi i njerëzve për ruajtjen e këtyre habitateve”, thotë ai.

Zoti Xeka thotë më tej se ndryshimet klimatike me ngrohjen globale po sjellin një ulje të numrit të shpendëve ujorë në këtë sezon.

“Vitet e fundit dimrat kanë qenë shumë të butë çka do të thotë që më pak shpendë kanë zbritur nga zonat veriore të Europës, ku është më ftohtë dhe kushtet bëhen më të papërshtatshme, drejt ligatinave të vendit tonë. Çdo vit kemi dimra më të butë që nuk i detyrojnë shpendët e ujit dimërues të zbresin në tufa të mëdha. Mbaj mend vitet 2010-2012 që kanë qenë vite spektakolare, shumë të ftohta dhe kemi pasur edhe prurje të patave, që ne kemi vite që nuk i vrojtojmë më”.

Edhe profesori i shkencave të natyrës, Spase Shumka që monitoron prej vitesh zonën në liqenet e Ohrit dhe të Prespës thotë se vihet re një trend ulje i numrit të shpendëve dimërues të ujit.

“Ne jemi duke monitoruar shpendët për rreth 27 vitesh në Liqenet e Ohrit dhe Prespës dhe kjo bëhet në të njëjtët kohë në të tre vendet, kemi një kordinim mes Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Mund të themi që kemi pasur luhatje në numrin e shpendëve, por trendi vjen dhe shkon drejt zvogëlimit të shpendëve dimërues. Kemi pasur raste që kemi nuëmruar përshembull në Prespë rreth 25 mijë – 30 mijë individë, vitin e kaluar kemi arritur në 10 mijë individë, ndërsa sivjet ky numër është më i vogël”, thotë ai.

Si zoit Xeka edhe zoti Spase flasin për efektet që krijon në Shqipëri për uljen e numrit të shpendëve ujorë edhe cënimi i ligatinave dhe habitateve natyrore, sidomos nga ndërtimet.

Zoti Xeka thotë se “ kemi habitate që janë urbanizuar. Mund të përmend Kunen që dikur ishte një lagunë shumë e madhe, tani nga viti në vit vjen e rrudhet dhe ka presionin e ndërtimeve për turizëm. Po kështu ka edhe të tjera si aeroporti në Nartë, një ndërtim brenda një zone të mbrojtur që do ndikojë po ashtu në të ardhmen”.

Ndërsa zoti Shumka thotë se ndryshimet klimatike kërkojnë praktikisht që ne të zhvillojmë qëndrueshmërinë por në vend të bëjmë këtë ne ndihmojmë ndryshimet klimatike.

“Konkretisht ndërtimet e shumta që mund të bëhen përgjatë brigjeve të liqeneve, projektet e mëdha që cënojnë habitatet përmes sedimentinimit dhe ndotjeve, zhvillimi i turizmit, ka edhe faktorë të tjerë që kanë të bëjnë me mbipeshkimin, pra me shfrytëzimin e burimeve që shërbejnë si bazë për peshqit, pra njeriu ndikon. Por edhe gjuetia është një faktor. Lehtësisht vihet re vitet e fundit që shpendët janë bërë më miqësorë me njeriun për shkak të mungesës së gjuetisë”.

Në zonën e Nartës ndërtimi i Aeroportit të Vlorës po zë një sipërfaqe me rreth 300 hektarë që ka cënuar sipas ornitologëve habitatet dhe po kështu në zonën e Semanit parqet fotovolatikë po cënojnë popullatat e zogjve.

Vitin që kaloi dëmtimi nga zjarret i disa qindra hektarëve me pisha në zonën e Pishë Poros, në Fier solli dëme katastrofike për faunën e zogjve dhe vetë këtë brez mbrojtës natyror.

Përkundër apelit të ekpertëve të mjedisit për mbrojtjen e zonave natyrore dhe habitateve të shpendëve, parlamenti pritet të rishqyrtojë ligjin për Zonat e Mbrojtura duke bërë ndryshime që i hapin rrugë menaxhimit të një pjese të këtyre zonave nga bashkitë dhe duke lehtësuar projektetet zhvillimore.

Qeveria pritet mesin e shkurtit ta dërgojë ligjin për votim në parlament, ndërkohë që organizatat mjedisore vijojnë t`i kundërshtojnë fort këto ndryshime./VOA

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori