LAJMI I FUNDIT:

Ndryshime në protokoll, shtyhet fillimi i Ligës Premier – ylli i Arsenalit e zbulon datën e saktë kur do të fillojnë ndeshjet

Ndryshime në protokoll, shtyhet fillimi i Ligës Premier – ylli i Arsenalit e zbulon datën e saktë kur do të fillojnë ndeshjet

Kampionati elitar anglez Liga Premier duket se nuk do të fillojë ashtu siç ishte paraparë me 12 qershor.

Skuadrat angleze kanë rifilluar stërvitjet në grupe të vogla, ndërsa shumica nga to janë testuar për të parë nëse ka ndonjë lojtarë të prekur nga coronavirusi.

Edhe pse javë më parë u fol se do të rinisë Liga Premier me 12 qershor, një gjë e tillë duket se nuk do të ndodhë.

Ka qenë ylli i Arsenalit, Dani Ceballos i cili pa qëllim ka zbuluar datën kur do të rikthehen skuadrat në fushë për të luajtur.

“Ne do të fillojmë një javë më vonë nga data që po flitet në Spanjë e cila është 12 qershor. Kampionati në Angli do të fillojë më 20 qershor”, ishin fjalët e Ceballos

Në Angli raportojnë se si duket ka pasur ndryshime në protokoll, por që Liga Premier ende nuk ka dalë me një vendim zyrtar për ta shtyrë rinisjen e kampionatit.

Duket se klubet janë njoftuar fillimisht, ndërsa Ceballos pa qëllim ka folur duke zbuluar datën e rikthimit të kampionatit anglez.

“Ne kemi bërë të gjithë testet te Arsenali dhe të gjithë kemi dal negativë”, deklaroi Ceballos.

Në Angli disa futbollistë kanë dalë kundër rinisjes së kampionatit, duke deklaruar se shëndeti i tyre është më i rëndësishëm se futbolli.

Gjithsesi gjatë ditës së sotme Liga Premier pritet të dalë me komunikatë ku do të qartësojë arsyen pse është shtyrë data nga 12 në 20 qershor për rifillimin e kampionatit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori