LAJMI I FUNDIT:

Ndryshim i planit urbanistik në Ohër

Ndryshim i planit urbanistik në Ohër

Objekte të reja banimi dhe hotele do të vendosen në qendër të Ohrit, për gjatë kalasë “Maqedonia”, një nga vendet më me shije në qytetin e Ohrit. Sipas Drejtorisë për plan urbanistik (DPU) në pjesën U3, dhe një pjesë të bllokut 2.4, i cili sot ishte përsëri në diskutim publik, parashihet që të ndërtohen ndërtesa të larta disa katëshe si dhe renovim i të vjetrave, ku sipas vendasve do të zënë hapësirë të madhe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Vetëqeverisja lokale thonë se DPU punon në pajtueshmëri me ligjin dhe ndërtuesit këtë do t’i kenë parasysh vërejtjet e qytetarëve, por jo çdoherë mund të plotësohen dëshirat e të gjithëve.


Anketa publike e DPU për ndryshimet e objekteve në pjesën U3, do të zgjat deri më 10 janar dhe deri atëherë qytetarët mund të paraqesin vërejtjet për planin të cilin e parasheh DPU./Telegrafi/