LAJMI I FUNDIT:

Ndryshim i madh në faqen e Pornhub, heq të gjitha videot e ngarkuara nga përdoruesit

Ndryshim i madh në faqen e Pornhub, heq të gjitha videot e ngarkuara nga përdoruesit

Pornhub heq nga faqja e tij të gjitha regjistrimet që nuk janë transmetuar nga partnerët e saj zyrtarë dhe anëtarët e Programit Model, i cili është një ndryshim i madh në mënyrën se si funksionon një nga faqet më të famshme të pornografisë në botë. Me pak fjalë, një numër i konsiderueshëm i të videove thjesht u zhdukën.

“Si pjesë e politikës sonë për ndalimin e burimeve të paverifikuara të regjistrimit, ne kemi vendosur të heqim të gjithë përmbajtjen e ngarkuar më parë që nuk ishte futur nga partnerët tanë ose anëtarët e Programit Model”, raportoi Pornhub, citon bbc.


“Kjo do të thotë që çdo pjesë e përmbajtjes në Pornhub do të vijë nga burime të verifikuara, i cili është një standard që platformat si Facebook, Instagram, TikTok, YouTube, Snapchat dhe Twitter ende nuk kanë prezantuar”, shtuan ata, transmeton Telegrafi.

Pornhub gjithashtu raportoi se pamjet e diskutueshme do të hiqen pas verifikimit dhe rishikimit dhe procesi i verifikimit do të fillojë vitin e ardhshëm. Para këtij ndryshimi në biznes, çdokush mund të hapte një profil në Pornhub dhe të ngarkonte videot që dëshironte.

Njoftimi për një ndryshim në biznesin e Pornhub erdhi pas një serie zbulimesh tronditëse. Të hënën e kaluar, pas një artikulli të New York Times rreth fëmijëve që ishin viktima të abuzimit seksual, Mastercard dhe Visa filluan hetimin e tyre për materiale të paligjshme në Pornhub.

Pornhub ndryshoi politikën e tij të biznesit të martën e kaluar për të ndaluar të gjithë përdoruesit e paverifikuar nga ngarkimi ose shkarkimi i përmbajtjes dhe njoftoi se do të rritë përpjekjet e saj në fushën e moderimit të përmbajtjes. Të enjten, Mastercard dhe Visa njoftuan se do të bllokonin përdorimin e kartave të tyre në Pornhub.

Para spastrimit të madh, kishte 13.5 milionë regjistrime në Pornhub, dhe një numër i madh i tyre janë nga burime të paverifikuara. Që nga e hëna në mëngjes, faqja pornografike thotë se ka 4.7 milionë video, nga të cilat rrjedh se shumica janë hequr deri më tani. Video porno amatore më e shikuar, e cila kishte deri në 29 milionë shikime, është zhdukur gjithashtu. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
A janë robotët

A janë robotët "miqtë apo armiqtë tanë"? Ja çfarë mendojnë njerëzit në disa pjesë të botës

Teknologji
Viber prezanton funksionin e ri me Al

Viber prezanton funksionin e ri me Al

Teknologji
Aplikacioni WhatsApp po merr një chatbot me AI

Aplikacioni WhatsApp po merr një chatbot me AI

Teknologji
DJI prezantoi dronin Avata 2, më i mirë dhe më i lirë se paraardhësi i tij

DJI prezantoi dronin Avata 2, më i mirë dhe më i lirë se paraardhësi i tij

Teknologji
Ky thuhet të jetë roboti më i shpejtë në botë – dhe që 'nuk do të lodhet kurrë'

Ky thuhet të jetë roboti më i shpejtë në botë – dhe që 'nuk do të lodhet kurrë'

Teknologji
Apple Vision Pro

Apple Vision Pro "shpërthejnë" në mesin e amerikanëve, njerëzit po i bartin në rrugë, vetura, tren dhe gjatë ‘shoppingut’

Teknologji
Kalo në kategori